Deputeti socialist Petro Koçi u shpreh se deputetët e PD-së sulmuan Altin Dumanin në Kuvend vetëm për interesa të lidershipit të tyre Sali Berishës.
Sipas Koçit, nëse opozita do të kishte mundësi, do ta asgjësonte Reformën në Drejtësi.
“Sulmuan çështje konkrete që lidheshin me interesat e lidershipit të PD-së dhe dukej qartë se ishte një lloj kërcënimi. Noka bëri kërcënime të hapura dhe e konsiderova gatishmërinë e PD-së. Mori pushkën për të goditur 21 janari vetëm se nuk e ka shkrepur se nuk e ka mundësi, nëse do të kenë mundësi në ata janë gati ta asgjësojnë reformën në Drejtësi. Është e qartë, këta janë dy kryetarët e partive të këtij koalicioni.
Tashmë ka filluar edhe çështja për 21 janarin, për momentin politik. E gjithë kjo e acaron opozitën dhe fjalori është jashtë kontrollit. Nuk mund të thuash SPAK-u është organizatë kriminale. Siç ka kritika për opozitës mund të ketë sugjerime për përmirësimin e punës”, tha Koçi për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje