TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2024, 12:12

Ndotja e Liqenit të Komanit, kërcënon Rama: S’mund të vazhdojë më kjo histori

Shkruar nga Pamfleti
Ndotja e Liqenit të Komanit, kërcënon Rama: S’mund të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ngritur ditën e sotme problematikën e ndotjes në Liqenin e Komanit në mbledhjen me kryebashkiakët.

Ai tha se liqeni pastrohet çdo dy javë dhe do çojnë për pastrim edhe ushtrinë.

Ndërsa kritika pati edhe për qytetarët që hedhin plehrat rrugëve.

Më pas Kryeministri njoftoi se do investohet edhe në rrugën e Komanit.

'Liqeni i Komanit pastrohet çdo dy javë. Do çojmë edhe ushtrinë për ta pastruar. Po kjo histori që banorët hidh dhe ushtria pastro s’mund të vazhdojë. Veriu po njeh bum turistik. Do investojmë dhe rrugën e Komanit. Po liqeni i mbushur çdo dy javë me plehra që i hedhin rrugëve sikur kanë turp ti hedhin aty ku duhet hedhur, nuk e di.', tha Rama.

 

ndotja te liqeni i komanit

Lini një Përgjigje