
Vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë...
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryebashkiakët tha se rritja e çmimeve në jug është një vetëvrasje.
Në një takim me kryebashkiakët e vendit, Rama përmendi Vlorën dhe Sarandën si dy rajonet ku rritjet e çmimeve në sezonin turistik janë të ndjeshme.
Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve të këtyre dy qyteteve që të bisedojnë me operatorët turistikë dhe t’u shpjegojnë pasojat e kësaj strategjike të gabuar, ku sipas Ramës do të çojë në vetëvrasje të biznesit.
Rama përmendi Vlorën si rajonin më abuzues më rritjen e çmimeve, dhe u bëri thirrje bizneseve që të reflektojnë. Më tej ai tha se vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë.
"Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Por, është e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League e Mesdheut… e ka bërë Bullgaria këtë sport dhe për vite të tëra, nuk kthehej dot më si ishte. Nuk thonë kot më mirë sytë se sa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Ndoshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë", tha Rama.
“Të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i imponojnë dot.
Por aman në Vlorë, në Sarandë, ku janë dhe dy pikat e një rritje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve, dhe t’ju thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet të komunikohet dhe të flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj do e kishte bërë tërë bota këtë sport. E kanë bërë në pjesë të caktuara, por kanë marrë mbrapsht mësime të hidhura. Është e rëndësishme të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush nuk mund t’ja u imponojnë. Por ama është dhe çështje dijeje.
Shikoni Durrësin, Shëngjinin, Velipojën, stabël. Dhe natyrisht, vlonjatët janë molla e këtij sherri. Dihet ajo punë. Sepse tani Vlora është bërë kaq e kërkuar, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe është bërë një gropë ku do bien vetë këta që ngrenë ato çmime në atë far feje.
Është e padrejtë edhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde në këtë moment të fillojë të belbëzohet. E ka bërë Bullgaria këtë sport vite më parë dhe e ka paguar vite të tëra nuk kthehej më aty ku ishte. Se më mirë syri se sa nami. Vlonjatëve ju ka dalë edhe syri, edhe nami, ju kanë dalë dhe trutë nga vendi atyre që kanë ato hotelet dhe nuk dinë më se çfarë bëjnë, kështu që është mirë ta kuptojnë, do zbresin pak me këmbë në tokë”, u shpreh Rama.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Rama tha se Kosova nuk na ka braktisur, pasi 1.7 milionë qytetarë nga Kosova kanë ardhur në Shqipëri. Sipas kreut të qeverisë, fluksi i turistëve është rritur me 86 përqind. Gjithashtu, Rama kishte një mesazh edhe për operatorët turistikë të hoteleve, duke thënë se duhet të shqyrtojnë çmimet në hotele.
“Dua të përfitoj nga rasti duke qenë se këtu janë të pranishëm jo vetëm një pjesë e bashkive kryesre sa i përket turizmit, por edhe të tjerët. Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera, është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara.
Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i udhëtimeve dhe nxori klasivimitm dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.
Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë. Fakti është që nga janari në qershor ka 1.7 milionë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri, ose 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Për të ulur një charter në Aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë para. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave”-u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje