TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2024, 10:51

Fatmir Xhafaj, vëllai deputet i trafikantit, kërcënoi SPAK-un: - Po hetuat denoncimet në media, do keni pasoja!

Shkruar nga Pamfleti
]Fatmir Xhafaj, vëllai deputet i trafikantit, kërcënoi SPAK-un: -
Trafikanti Agron Xhafaj dhe i vëllai tij deputet, Fatmir Xhafaj /

Është tmerr edhe ta mendosh, që ish-ministri i Drejtësisë, ish-ministri i Brendshëm e ish-kryetari i Reformës në Drejtësi; i kërkoi prokurorisë speciale të krijuar nga SHBA, të mos hetojë zyrtarët e lartë, familjarët dhe klanet e tyre, që kanë dalë në dosje korrupsioni e krimesh, mes tyre Edi e Olsi Rama, Agaçi, Nikolla, Manastirliu, Xhaçka, Denaj, Salillari, Ulaj, Gjikuria, Sulaj etj., etj., ...

Ditën e enjte në parlament, komisioni anti -drejtësi “Xhafaj”, bëri sulmin e parë kundër SPAK-ut, nëpërmjet kryetarit Fatmir Xhafaj, i cili i frymëzuar nga kërcënimet e Edi Ramës në konferencat e PS, por dukshëm dhe i urdhëruar prej tij, i kërkoi drejtuesit Altin Dumani, të mos merret me denoncimet që bëjnë mediat e qytetarët.

Në fjalën kundër SPAK, Fatmir Xhafaj, vëllai deputet i trafikantit Agron Xhafaj, ende në burg në Itali, si shef grupi të strukturuar trafiku ndërkombëtar droge; duke folur si kryetar i komisionit anti-drejtësi, iu drejtua me këtë kërcënim paralajmërues drejtuesit të SPAK, Altin Dumani:

- Aktualisht, po bëni një gabim të madh me apo pa dashje, mbasi drejtësia penale nuk duhet të gjykojë e ndëshkojë, bazuar mbi perceptim e preferenca politike, sidomos mbi shijet e portaleve mediatike, të ndikuara po prej tyre, por mbi fakte dhe prova.

Dua t’i kujtoj SPAK-ut, detyrimin dhe përgjegjësinë, që Kuvendi ka për të reaguar fort, përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional, që në qendër të këtij debati të jenë njerëzit e drejtësisë, mbasi nuk do lejojmë populizmin penal”.

Këtë sulm dhe kërcënim ndaj SPAK-ut në sallën e parlamentit, Edi  Rama dhe Sali Berisha e realizuan nëpërmjet deputetëve të PD që ulërinin, drejtueseve të seancës Lindita Nikolla e Ermonela Felaj, që dirigjonin sulmin dhe deputetëve të PS-ës që duartrokisnin.

Vula e sulmit të organizuar opozitë-qeveri kundër SPAK-ut, iu vu me fjalimin mbyllës, të kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, i cili paralajmëroi me kërcënim të hapur Altin Dumanin, që të mos hetojë asnjë aferë e krim që denoncojnë mediat e qytetarët, ndryshe do përballen me pasoja.

Që sipas gjuhës së ish-hetuesit të diktaturës, Fatmir Xhafaj, është e qartë që ndaj drejtuesit të SPAK, do ketë goditje të forta, maskuar pas komisionit “Gestapo”, të cilin Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, oligarkët dhe trafikantët e tyre, e kanë krijuar qëllimisht për të kërcënuar e bllokuar veprimtarinë ligjore të SPAK-ut.

Është tmerr edhe ta mendosh, që ish-ministri i Drejtësisë, ish-ministri i Brendshëm e ish-kryetari i Reformës në Drejtësi; i kërkoi prokurorisë speciale të krijuar nga SHBA, të mos hetojë zyrtarët e lartë, familjarët dhe klanet e tyre, që kanë dalë në dosje korrupsioni e krimesh, mes tyre Edi e Olsi Rama, Agaçi, Nikolla, Manastirliu, Xhaçka, Denaj, Salillari, Ulaj, Gjikuria, Sulaj e të tjerë./Pamfleti

fatmir xhafaj vëllai deputet i trafikantit kërcënon spak

Lini një Përgjigje