
Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi dje në Parlament mbi raportin vjetor të vitit 2023.
Dumani u pyet edhe nga deputetët për çështje të nxehta dhe hetimet që janë duke u kryer, për të cilat nuk hezitoi të përgjigjet.
Lidhur me këtë zhvillim ka folur juristi Romeo Kara.
Juristi tha se raportimi i Dumanit ishte i qartë dhe u përgjigj me fraza të shkurtra, ndërsa theksoi se sulmet e opozitës ndaj kreut të SPAK, treguan se ata problemin e kanë me drejtësinë.
“Ata paraqitën një raport dhe ata nuk mund që të ndërhynin dhe të pyesin për proceduara të caktuara. Ata duhet që ë shqetësohen për kapacitet e SPAK dhe të KLSH, pra çfarë duhet bërë për ti ndihmuar. Ata edhe për etikë nuk mund të ishin përballë tij dhe ishin aty për ti kujtuan që kemi forcën politike dhe ata asgjë nuk kanë. Pse nuk foli njeri ku janë miliardat dhe si të rrisnim kapacitetet për të konfiskuar pasuritë e përbindëshave të politikës. Si pyet për dosjen ti? Sa i takon raportimit të Dumani mu duk i qartë dhe përgjigjet me fraza të shkurtra dhe kjo është në stilin e avokatëve të flitet me fraza sa më të shkurtra sepse kjo nuk të prish punë. Ata duhet që të mbajnë larg duart nga institucionet e pavarura, ata treguan se kanë probleme me drejtësinë dhe jo me njëri- tjetrin. Ata e kanë problemin me SPAK dhe prandaj shpërthyen si kokoshka atje në Kuvend”, tha ai i ftuar në ‘Studio Live’ Arbër Hitaj.
Juristi tha se kjo kastë politike duhet që të largohet. Ai theksoi se SPAK duhet që të nisë arrestime masive.
“Për mua kjo kastë politike duhet të dal nga arena politike. SPAK t’i bëjë arrestimet nga 30 dhe 40 në ditë sepse s’kemi kohë”, tha ai.
Lini një Përgjigje