TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2024, 16:44

Rizgjedhje e Roberta Metsolës në krye të Parlamentit Europian, reagon Rama: Lajm shumë i mirë për rajonin!

Shkruar nga Pamfleti
Rizgjedhje e Roberta Metsolës në krye të Parlamentit Europian,
Roberta Metsola

Kryeministri Edi Rama ka uruar Roberta Metsolën pasi u rizgjodh Presidente e Parlamentit Evropian. Ai theksoi se rizgjedhja e saj është një lajm shumë i mirë për rajonin.

“Urime të ngrohta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Ripërtëritja e besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me 562 vota të jashtëzakonshme është një dëshmi e lidershipit, energjisë dhe vizionit të saj të besueshëm në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në kohët aktuale sfiduese për të gjithë.

E dashur Roberta, rizgjedhja juaj është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidariteti i një Unioni të cilit i përkasim dhe punojmë çdo ditë për të qenë pjesë”, ka shkruar Rama në X.

Metsola nga Partia Popullore Evropiane (EPP) e cila mori detyrën në janar të vitit 2022, u përball vetëm me një kundërshtar nga e majta. Ajo mori 562 vota nga 720, duke siguruar rizgjedhjen e saj në rundin e parë.

roberta metsola parlamenti europian

Lini një Përgjigje