TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2024, 12:35

Basha ja faturon Berishës "21 Janarin": Nuk e dhashë unë urdhrin për 4 vrasjet në bulevard

Shkruar nga Pamfleti

Basha ja faturon Berishës "21 Janarin": Nuk e dhashë

Basha ka mohuar të ketë qenë ai që ka dhënë urdhërin që qytetarët të qëllohet apo për fshirjen e serverave, duke ja faturuar të gjitha përgjegjësit Sali Berishës.

SPAK njoftoi ditën e sotme se regjistruar procedimin penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë të pafajshëm.

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm, i pyetur lidhur me hetimin e SPAK për këtë çështje, ka deklaruar se është i gatshëm dhe në dispozicion të drejtësisë, për zbardhjen e të vërtetës.

“Të hetojë gjithçka, në mënyrë të paanshme. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite,. Ky mbetet mesazhi im. Kam qenë dhe mbetem në dispozicion të çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë dhe drejtësinë për 21 janarin“, tha Basha.

Nisja e hetimeve duket se e ka alarmuar Bashën i cili në daljen e parë me gazetarët, është munduar të heqë çdo prgjegjësi nga vetja.

I pyetur nëse si ministër i Brendshëm ka dhënë urdhër që qytetarët të qëllohet, Basha ka mohuar që një gjë e tillë të jetë e vërtetë. Gjithashtu Basha ka mohuar të ketë qenë ai që ka dhënë urdhërin për fshirjen e serverave, duke ja faturuar të gjitha përgjegjësit Sali Berishës.

Jo dhe jo“, deklaroi Basha para gazetarëve. Nëse ai nuk e ka dhënë një urdhër të tillë, kjo nënkupton se kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, mund të ketë qenë ai që ka dhënë urdhrin.

Por i pyetur  për rolin e kryemninstrit Berisha në atë ngjarje, Basha deklaroi se këto punë i duhen lënë SPAK dhe GJKKO.

Kjo është konferencë për shtyp nuk është GJKKO as SPAK, të lëmë SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet“, tha Basha.

Fjali kjo që shkon si një paralajmërim nga Basha për Berishën, se nëse thirret në SPAK do të flasë për gjërat që di. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Basha do të ketë guxim të tregojë të vërtetën./Pamfleti 

Lini një Përgjigje