TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2024, 22:08

“As Enver Hoxha nuk e sulmonte kështu drejtësinë”/ Manja përplaset me opozitën për Dumanin, Felaj u heq fjalën 7 deputetëve

Shkruar nga Pamfleti

“As Enver Hoxha nuk e sulmonte kështu drejtësinë”/

Mbrëmjen e sotme janë rindezur debatet në sallën e Parlamentit.  Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të opozitës, duke thënë se i hakërrehen SPAK, pasi kanë halle të tjera.

Manja tha se as në kohën e Enver Hoxhës, ligjvënësit nuk sulmonin prokurorët e gjykatësit, që sipas tij ata të SPAK kanë sjellë shpresën në vendin tonë.

Jeni vënë në garë të shfrenuar, kush ngrihet i pari në mëngjes ose bën kallëzime të shfrenuara për këtë krahun këtej, ose i akuzoni prokurorët për organizatë kriminale.

I dimë dhe i njohim problemet që ka SPAK sot, e dimë që ka dosje stok, por ka një strategji për eliminimin e tyre dhe kërkon edhe mbështetjen e Kuvendit.

Ju keni një hall tjetër kur vini kujën për hartën gjyqësore. Jeni mësuar t’i mbani prokurorët dhe gjyqtarët në paradhomën e Saliut. Ju kërkoni përsëri 6 gjykata apeli sepse i komandonit më mirë me nga 4 gjyqtar. Ju vini me bluzën Free Berishën. Sot nga frika dhe paniku, as në kohën e Enver Hoxhës ligjvënësit të dalin nga binarët dhe të sulmojnë prokurorët e gjyqtarë që kanë sjellë shpresë në vend.

Jeni në konflikt interesi se keni bërë kallëzim, ngriheni në mëngjes dhe bëni kallëzim. Ai në ballkon ka më burrni se ju , ju hidhni gurin dhe fshihni dorën, se jeni mësuar të rrini poshtë ballkonit. Mos e kalojmë në personale, se i dalloj në fytyrë hajdutët. Mos i hyj këtij debati”, tha Manja.

Por dekrlat e Manjës, sollën regime nga opozita, ku disa dpeute ju hakërryen ministrit. Kjo solli dnëhryjen e drejtueses së sencës Ermonela Felaj, duke u hequr të drejtën e fjalës gjatë seancës plenare 7 deputetëve.

Ata janë: Dhurata Çupi, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Agron Çela, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe Flamur Noka.

Felaj: Keni ofenduar dhe denigruar ministrin Manja teksa fliste në foltore

Noka dhe Vokshi shkojnë tek foltorja

Felaj: 5 minuta pushim, sa të qetësohen deputetët

Lini një Përgjigje