TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2024, 16:44

Dokumenti/ Fredi Beleri thyen lirinë, vizita në Athinë në shkelje të lejes; Mitsotakis e pret krahëhapur

Shkruar nga Pamfleti
Dokumenti/ Fredi Beleri thyen lirinë, vizita në Athinë në
Takimi mes Mitsotakis dhe Belerit

Në dokumentin e siguruar nga “Pamfleti” specifikohet qartë se Belerit i jepet leje për të qëndruar në dy vende: Në banesën e tij në Himarë dhe në Strasburg...

Fredi Beleri duket se ka abuzuar me lejen që i është dhënë nga Drejtoria e Burgjeve, për t'u betuar si eurodeputet.

Pas presioneve dhe kërcënimeve të shumta nga Athina, qeveria shqiptare vendosi të tërhiqej dhe Drejtoria e Burgjeve i dha 5 ditë leje Belerit që të betohet si eurodeputet.

Në dokumentin e siguruar nga “Pamfleti” specifikohet qartë se Belerit i jepet leje për të qëndruar në dy vende. Në banesën e tij në Himarë dhe në Strasburg, ku specifikohet adresa përkatëse. Sot Fredi Beleri, me të dalë nga qelia është nisur drejt Athinës, vend ky që nuk përmendet askund në leje.

Dokumenti/ Fredi Beleri thyen lirinë, vizita në Athinë në
Leja për Belerin

Në pikën 3 të dokumentit theksohet se leja duhet të kryhet specifikisht në vendet e sipërcituara, pra në Himarë dhe në Strasburg. Atëherë, vizita e tij në Greqi a është shkelje e lejes? Në fund të shkresës thuhet se moszbatimi i kushteve më sipër e ngarkon personin me përgjegjësi penale sipas nenit 323 të Kodit Penal. Neni në fjalë specifikon: “Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim deri në pesë vjet”.

Kemi një person të burgosur, i cili ka dalë me leje dhe nuk është në vendin e kërkuar. Madje, Beleri e tha haptazi këtë gjë, duke deklaruar për mediat se do të shkojë në Athinë. Ai ka takuar kryminsitrin Mitsotakis, i cili sipas mediave greke e ka pritur krahëhapur.

Shpresoj që së shpejti do të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të përfundojë më në fund për të gjithë ne, në mënyrë që të vazhdojmë dhe të shohim përpara”, i tha Mitsotakis Belerit në fillim të takimit të tyre. Po ashtu ai ka vijuar me “thumbat” ndaj Shqipërisë.

Ne gjithashtu kemi çdo arsye për të kërkuar një Shqipëri që … i afrohet më shumë Evropës, duke iu përmbajtur rreptësisht angazhimeve të saj Evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë”, tha ai

Ndërsa Beleri ka deklaruar: “Unë besoj se sundimi i ligjit, e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, nuk janë të vetëkuptueshme në vendin ku jetojmë. Unë dua të ndihmoj me këtë. Të ndihmojmë pakicën etnike greke të qëndrojë në shtëpinë stërgjyshore, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes Evropiane”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje