Seanca plenare e ditës së sotme ka pasur tenisone. Një përplasje ka ndodhur në seancën, mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetares së seancës plenare. Teksa deputetja demokrate Elda Hoti po bënte pyetjet e saj, Felaj i ka ndërprerë fjalën.
Kjo ka sjellë acarimin e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Ky i fundit ka shkuar pranë foltores, ku ndodhej kreu i SPAK Altin Dumani, ndërkohë që Felaj i ka kërkuar të ulet në vendin e vetë, e më pas ka ndërhyrë Garda.
Bardhi: Jepi fjalën koleges të mbaroj pyetjes! Nuk ke asnjë të drejtë t’i heqësh fjalën koleges, çfarë je ti, vlerësuese e zyshës së klasës së parë?
Felaj: E kishte fjalë, i bëri të gjitha pyetjet, se i kam pyetjet para. Zoti Bardhi
Bardhi: Jepi fjalën, pastaj të flasi ai (Dumani)
Felaj: Keni pyetjet tjetër për të bërë? Ka mundësi të uleni?
Noka i drejtohet foltores ku ndodhet Altin Dumani.
Felaj-Nokës: Ulu, ulu! Ç’pate, ulu zoti Noka! Ulu në vend ti, zoti Bardhi dhe Voshki. Nuk mund të flisni për të, nëse ka pyetje të flasi jo deklamime. Ulu në vend! Dëgjon apo nuk dëgjon. Ulu në vend!
Lini një Përgjigje