TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2024, 14:19

Komisioni i TIMS, PS kërkon përfundimin e hetimeve

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i TIMS, PS kërkon përfundimin e hetimeve

Pas marrjes sot të dëshmisë së fundit në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, me pyetjen e dëshmitarit të fundit në Planin e Hetimit të miratuar në unanimitet, përfaqësuesit e mazhorancës kërkuan t’i përmbahen në mënyrë rigoroze ligjit dhe mandatit të caktuar nga Kuvendi.

Kërkesa e deputetëve të PS për të deklaruar përfundimin e hetimit parlamentar për këtë çështje nuk është marrë në konsideratë nga kryetari i komisionit duke mos u hedhur për votim.

Mazhoranca do të përsërisë kërkesën edhe në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni, mandati i të cilit mbaron në muajin korrik bashkë me këtë sesion punimesh të Kuvendit.

Lini një Përgjigje