TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2024, 12:30

Kreu i SPAK raporton në Kuvend: Grupet kriminale janë sofistikuar, 4 qytetet me numrin më të lartë të vrasjeve dhe trafikut të drogës

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i SPAK raporton në Kuvend: Grupet kriminale janë sofistikuar, 4
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme po prezanton raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për vitin 2023 në Kuvend.

Ai tha se grupet kriminale janë sofistikuar dhe se shqiptarët janë bërë faktor dominues në trafikun e drogës.

'Kemi paraqitur disa shqetësime të cilat shpresoj të gjejnë mbështetje dhe zgjidhje nga Kuvendi, të tilla si mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me  statusin e prokurorit të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës së shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë, shtimi i numri të hetuesve të BKH, numri i konsiderueshëm i procedimeve të mbartura. Hetimet e vitit 2023 tregojnë se grupet kriminale janë sofistikuar dhe përfshihen në tregun ndërkombëtar të trafikut të drogave të forta duke pasur dhe kontrolluar trafikun në cikle të mbyllura dhe duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës. Këto grupe kriminale janë aktive kryesisht në Amerikën e Jugut, Britaninë e Madhe por edhe në rajon.', tha kreu i SPAK.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka treguar se qytetet më problematike përsa i përket numrit të vrasjeve janë Durrësi, Fushë-Kruja, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Elbasani.

Sipas Dumanit, vepra penale e pastrimit të parave është më e zhvilluar në Tiranë, ndërsa trafikimi i drogës është më i pranishëm në Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Kurbin.

'Duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e grupeve klriminale të cilët opercojnë përmes call centerave dhe duke mashtruar shtetas të BE. Dëmi që i shkaktohet viktimave shkon në miliona euro. Analiza e tregjeve krimianele në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durërsi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë-Kruja. Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është evidentuar në Durrës, Shkodër, Tiranë, Laç dhe Fushë-Krujë. Vrasjet dhe tentativatë për vrasje janë më të shpeshta në Durrës, Fushë-Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve.', theksoi Dumani.

altin dumani

Lini një Përgjigje