Ndërkaq, Amerika ka humbur shumë. Ka humbur fuqia e saj, lidershipi në botë i Shteteve të Bashkuara. E ata që pas këtij atentati buzëqeshin me cinizëm, janë Rusia e mbi të gjitha Kina. Të cilët, tani do të ‘luajnë arushë’ me fuqinë e “tigrit prej letre”.
Mbi atentatin dramatik, por me fund të lumtur, ndaj Donald Trump, sot Amerika dhe e gjith bota kanë një milion pyetje. Por pyetja më e rëndësishme është se nga ka ardhur plumbi?
Kjo sepse FBI ende nuk ka bërë publik një raport, e mbi të gjitha nuk ka bërë një ekzaminim në plagën e ish-Presidentit për të analizuar flurudhën.
Që tani kanë nisur dyshimet dhe teoritë e konspiracionit. Në mediat amerikanë, bëhen të ditura dy detaje, të cilat më tepër e shtojnë mjegullën, se sa e ndriçojnë rastin. Autori i vrarë i atentatit, Matthew Crooks, u pikas nga një polic lokal i cili doli nga prapa tij në çati. Snajperi u kthye dhe i drejtoi armën, polici u ul, e më pas në të qindën e sekondës qëlloi mbi ish-presidentin. Marrë përbazë dëshminë e shokëve të kursit të qitjes, që e tregojnë Crooks jo të aftë për qitje, bien mjaf dyshime mbi precizionin, edhe pse jo fatal në kokën e Donald Trumpit.
Fotoja e Fotogtafit të New York Times, Doug Mills, që ka fituar dy Pulizer, shton edhe më shumë dyshimet.
Ajo foto e ka kapur flurudhën e predhës pas Trump ndërsa ai fliste, ç’ka rrit edhe dyshimet për një trajektore alternative.
Duke ju referuar rasteve të atentateve të mëparshme, për shembull ndaj John F Kenedy, presidenti i SHBA nuk u vra nga plumbi ballor i Lee Osvald, por nga një plumb i cili erdhi nga anash, prej një qitësi që ende nuk ëhstë zbuluar.
E në këtë mori dyshimesh e pikëpyetjesh shtrohet pyetja kryesore: kush fitoi e kush humbi nga atentati i të shtunës?
Donald Trump shpëtoi me ndihmën e Zotit siç thotë ai vetë, por pas atentatit, madje pak sekonda nga ai, ish-presidenti u kthye në ikonën e fushatës elektorale presidenciale. Në një hero të vërtetë, ku pikët politike kanë shkuar në qiell. Edhe pse 78 vjeç, ai dha imazhin e një burri energjik e të fortë që lufton deri në fund, siç ngriti grushtin drejt mbështetësve të zjarrtë.
Por përveç Donald Trump, ka fituar në një farë mënyre edhe Joe Biden. Presidenti i SHBA doli mbrëmë nën qyrkun e Komandantit të Përgjithshëm, duke marrë situatën në dorë, e pezulluar aktivitetin politik. Brenda pak orësh ka dhënë tre deklarata publike. Sipas gjasave, Biden nuk do të ketë më asnjë kërkesë nga kundërshtarët e tij në Partinë Demokratike që të bëjë mënjanë, për t’ja lënë vendin një kandidati tjetër.
Grupi i Obama-s, që ka organizuar të gjithë rebelimin kundër tij është zbythur dhe nuk ka mundësi të ngrihet pasi të majtët në parti janë më të dobët se kurrë.
Gjasat janë që Trump e Biden të përballen sërish në nëntor, e ku të majtët e Partisë Demokratike e centristët e Partisë Republikane të bashkohen me kandidatët që do të vendosë konventa përkatëse.
Ndërkaq, Amerika ka humbur shumë. Ka humbur fuqia e saj, lidershipi në botë i SHBA. E ata që pas këtij atentati qeshin në buzë janë Rusia e mbi të gjitha Kina.
Të cilët, tani do të luajnë harushë me fuqinë e “tigrit prej letre”. Duke u nisur se kush përfiton, mund të shkohet lehtësisht në gjetjen e lidhjeve të përfituesit, me organizimin e një ngjarje të tillë dramatike.
Të cilat Vladimir Putini, siç ka treguar i ka të preferuarat. E nuk është fare çudi, pavarësisht se sot duket një gjë mjaft konspirative. Demokratëve nuk u leverdiste sikur të vritej Trump. Precedentët janë prova: Vrasja e Kenedy-t nuk solli Nikson, rivalin e tij në Shtëpinë e Bardhë, por zëvendësin e presidentit, Lyndon Jonson. i cili mori dy mandate. Nikson fitoi pas 8 viteve, dhe u shkatërrua me dorëheqje, edhe pse ishte një talent i certefikuar në politikën botërore dhe atë ekonomike.
Por edhe republikanëve, nuk se i leverdis shumë kjo situatë, pasi nga sot do të flitet për armët, shitjen e tyre të lira dhe ndalimin e tyre, një nga bazat e tyre politike të «lirisë ». Do të flitet për institucione që trumpistët e quajnë establishment. Edhe Trump, edhe pse i fuqizuar, do të jetë i detyruar nëse do të fitojë të bëjë pakt me establishmentin.
Me një fjalë ka shumë e shumë të panjohura, që sipas gjasave nuk do merren vesh kurrë…/Pamfleti
Lini një Përgjigje