TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2024, 10:58

Dashnor Sula shpërthen ndaj Felajt: E keni kthyer Parlamentin në Republikë Kryeministrore

Shkruar nga Pamfleti
Dashnor Sula shpërthen ndaj Felajt: E keni kthyer Parlamentin në
Dashnor Sula

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar ashpër kidhur me minutazhin e vënë në dispozicion për drejtuesit e 5 institucioneve të drejtësisë që do të raportojnë në Kuvend.

Sula theksoi se Kuvendi është kthyer në Republike Kryeministrore. Ai tha se Sula u shpreh se secili nga institucionet duhet të kishte kohën e përcaktuar për raportim, dhe opozita të kishte më shumë kohë, jo vetëm 20 minuta.

“E vlerësoj raportimin e 5 institucioneve. Por jam i zhgënjyer me sjelljen e maxhorancës pasi jemi në gjysmën e korrikut dhe nuk kemi bërë asgjë për këto institucione, dhe ngelet gushti, kur është pushim. Institucionet e drejtësisë kanë paraqitur raportet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, dhe është e pafalshme që mos të përfundojnë këto raportime. Vetëm këtu te ju ndodh. Ju injoroni gjithçka. E keni kthyer Parlamentin në Republikë Kryeministrore. Ju duhet t’i jepni të drejtë këtyre institucioneve dhe më pas të nisë debati. A mjaftojnë 25 minuta që të raportojnë ata? Kjo është tallje që bëni nga ana e maxhorancës. Maxhoranca ka ndritur me korrupsionin. Sjellja juaj nuk i bën nder shoqërisë dhe vendit”, tha ai.

Lini një Përgjigje