
Ligji për armët është futur për tu ndryshuar me procedurë të përshpejtuar.Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik.
Votimi për futjen e ligjit më procedurë të përshpejtuar solli debate me mazhorancës dhe opozitës.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se ndryshimet po bëhen pas kërkesës së një operatori.
Debati në Kuvend:
Tabaku: Kush është arsyeja që ligji i armëve brenda dy muajve ndryshon dy herë.
Ligji i armëve u ndryshua para dy muajsh sepse një operator që merrej me shpërndarje e tre kërkoi që në listë të futeshin 2 lloje të ndryshme armësh municionesh,. Pra dy muajsh gjithë Parlamenti e ndryshoi ligjin me këtë kërkesë, komisionet brenda ditës u mblodhëm. Po ky ligj është ndryshuar para 6 muajsh.
Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshuar nga një operator tjetër që e ka kërkuar këtë? Pyetje legjitime, u mblodh parlamenti sepse një ofrues që shiste armë kërkoi ndryshimin e listës.
Tani po kërkoni sërish parlamenti të mblidhet. Si mund të mblidhemi me kërkesë të një operatori? Kush janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE
Gogu: Rregullorja është e qartë një folës pro dhe një kundër. Rregullorja e Kuvendit ka parashikuar që ti kërkojë Kuvendit një procedurë të përshpejtuar. Ka sjellë një projektligj të ri.
Do të keni gjithë kohën që të denonconi në komisione. Sot ne vendosim dhe kjo seancë plenare ka diskreditonit ta vendose. Tani na mbetet të gjithë neve ta votojmë. Vazhdojmë me votimin.
Felaj: Nuk bëhet fjalë në ndryshimet në ligjin për armët, është një ligj i ri. Jo më kot e kërkova për rregullimin e provimit tregtimit dhe zhvillimit të armëve. Nuk ka të bëjë me ligjin për armët.
Është projektligj i ri. Jemi të qartë edhe me procedurën që na imponon rregullorja. Ka të drejtë Këshilli i ministrave të paraqesë një kërkesë të tillë. Komision përgjegjës për këtë projektligj do të jete komisioni për Sigurinë Kombëtare.
Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik.
Lini një Përgjigje