TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2024, 13:50

“Jam i pafajshëm”/ Fredi Beleri 'i qahet' kryeministrit grek për dënimin në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
“Jam i pafajshëm”/ Fredi Beleri 'i qahet'
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mitsotakis, Athinë

Fredi Beleri është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme menjëherë mbërritjes në Athinë.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuar nga mediat greke, Beleri është pritur nga Mitsotakis në Pallatin Maksimos.

Mësohet se kryeministri grek gjatë takimit është shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së është përmes respektimit të vlerave të BE-së”.

Kujtojmë se Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re u largua nga burgjet shqiptare mëngjesin e sotëm pasi siguroi lejën 5 ditore për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.

Beleri është pritur në aeroportin e Athinës me përqafime, duartrokitje dhe brohorima, ku dhe ka ka deklaruar se “jam i pafajshëm”.

fredi beleri kyriakos mitsotakis

Lini një Përgjigje