TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2024, 09:34

Jorida Tabaku: Modeli i dështuar ekonomik i socialistëve, ka goditur të ardhurat e shtresës së mesme!

Shkruar nga Pamfleti

Jorida Tabaku: Modeli i dështuar ekonomik i socialistëve, ka goditur

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka folur në lidhje me rënien ekonomike të sektorit të industrisë dhe bujqësisë duke nënvizuar se kjo rënie tregon modelin e dështuar ekonomik të socialistëve.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook“,Tabaku deklaroi se ky model ka sjellë dhe rënien e të ardhurave në familjet shqiptare që punojnë dhe rritjen e taksimit për shtresën e mesme.

Kriza e ekonomisë shqiptare është në fakt kriza e familjeve shqiptare është kriza e shtresës së mesme dhe është kriza e kujtdo që sot punon punë të ndershme e nuk ja del dot. Mbas bujqësisë e cila ka pothuajse 20 tremujorë me rënie, është radha e industrisë që të reflektojë pikërisht faktin që sot ekonomia nuk rritet për këdo. Ekonom ia rritet për ato që kanë koncesione, por nuk rritet për njerëzit e punës. Industria sot reflekton pikërisht krizën e fasonëve, të 175 mijë familjeve që janë duke vuajtur në kurriz jo vetëm politikat e Qeverisë por njëkohësisht dhe pastrimin e parave, sepse kriza e fasonëve reflekton ekonominë informale, reflekton të ardhurat në rënie, reflekton taksat e rritura, reflekton atë model ekonomik që sot ka shteruar e që nuk po prodhon më, prandaj asnjë shifër që reklamon Qeveria nuk tregon realitetin që po kalojnë familjet shqiptare. Realitet i një modeli të shtrembëruar, të një modeli të dalë nga moda e të një modeli që nuk prodhon për shumicën por prodhon veç për pakicën”, shkruan Tabaku.  

Lini një Përgjigje