Gruaja e Ramës, autore e një raporti të OKB që godet qeverinë për korrupsionin dhe paranë informale...
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, duket se nuk ndan të njëjtin mendim me të kur vjen puna te situata ekonomike në vend. Kryeministri mburret me rritjen e pagave dhe ka tentuar të minimizojë futjen e parave të pista në ekonomi.
Por një raport i publikuar nga UNDP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) thotë të kundërtën. Autore të këtij raporti janë: Linda Rama dhe Elena Polo. Pra bashkëshortja e kryeministrit.
Në këtë raport theksohet se Shqipëria ka probleme me korrupsionin, paranë kriminale, klimën e biznesit, etj. “Ekonomia në hije në Shqipëri është e madhe dhe aktiviteti ekonomik joformal përbën rreth 27% të PBB-së, ku një e treta e punëtorëve të vendit janë në sektorin informal (përfshihet mbi gjysma në sektorin e bujqësisë). Në përgjithësi, informaliteti nxitet nga një mjedis i dobët institucional dhe rregullator, kapaciteti i pamjaftueshëm i autoriteteve publike, korrupsioni dhe ndërgjegjësimi i ulët për implikimet e tij negative sociale. Informaliteti i përhapur minon konkurrencën, pengon shpërndarjen efikase të burimeve shtetërore dhe private dhe ul të ardhurat nga taksat dhe financimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore”, theksohet në raportin me titull "Vlerësimi i Financës së Zhvillimit në Shqipëri”.

Më tej ka kritika sa i takon klimës së biznesit. “Shqipëria renditet e ulët në rajon për pothuajse çdo fushë të vlerësuar të të bërit biznes, veçanërisht në "trajtimin me lejet e ndërtimit", "regjistrimin e pronave", "pagimin e taksave", "zbatimin e kontratave" dhe "zgjidhjen e falimentimit". Korrupsioni perceptohet si më problematik për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Megjithatë, Indeksi i Konkurrueshmërisë e rendit Shqipërinë të tretën në rajon, pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, vijohet më tej.
Por goditja më e fortë i ka ardhur kryeministrit mbi paratë e paligjshme. Ka shumë raporte që flasin se në Shqipëri hyjnë paratë e drogës dhe duket se dhe bashkëshortja e Ramës është në të njëjtën linjë.
“Flukset e paligjshme financiare përbëjnë një sfidë të rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht në termat e efektit gërryes në burimet financiare private, integrimin e tyre në sistemin financiar, lidhjen me ekonominë e madhe informale dhe minimin e shtetit, demokracisë dhe institucioneve publike. Sipas vlerësimeve të vitit 2020, flukset e paligjshme financiare përbëjnë një të pestën e ekonomisë shqiptare”, thotë raporti.
Pra kujt t’i besojmë Ramës, apo bashkëshortes së tij? /Pamfleti
Lini një Përgjigje