TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2024, 16:48

SHBA vë në lëvizje FBI dhe i dërgon mesazh politikës: Jemi krah SPAK, të korruptuarit do të ndëshkohen!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA vë në lëvizje FBI dhe i dërgon mesazh politikës:
Trajnimi i prokurorëve të SPAK

Sot ambasada u ka kujtuar deputetëve se në SPAK ka agjentë të FBI dhe se të korruptuarit nuk kanë nga ja mbajnë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh të qartë politikës, pas skenave që ndodhën dje në Kuvend.

Deputetët e opozitës tentuan të vënë me shpatulla pas murit Altin Dumanin, duke i kërkuar llogari për masën e sigurisë ndaj Berishës. Po ashtu tentuan ta provokojnë me dosjet që po heton SPAK. Me pak fjalë, Altin Dumanit për 4 orë “ju bë gjyqi”.

Sot ambasada u ka kujtuar deputetëve se në SPAK ka agjentë të FBI dhe se të korruptuarit nuk kanë nga ja mbajnë. Ambasada njofton se FBI, OPDAT dhe ICITAP janë duke trajnuar prokurorët e SPAK.

SHBA vë në lëvizje FBI dhe i dërgon mesazh politikës:

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër. Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut”, njoftoi ambasada.

SHBA vë në lëvizje FBI dhe i dërgon mesazh politikës:

Altin Dumani raportoi dje në Kuvend mbi 4 orë për punën e SPAK dhe u dëshmua qartë se ai kishte shkuar në “folenë e grerëzave”, duke u prishur rehatinë. Demokratët ishin “armatosur” rëndë për këtë seancë, pasi për 4 orë ju bë gjyqi kreut të SPAK.

Thuajse i gjithë grupi parlamentar demokrat ishte në sintoni, pasi të gjithë bënë breshëri pyetjesh duke dashur të vënë me "shpatulla pas murit" Dumanin. Madje pati dhe nga ata si Flamur Noka, Tritan Shehu apo Bujar Leskaj që nuk e fshehën qëllimin e gjithë këtij presioni: Sali Berisha. Të gjithë i kërkonin llogari Dumanit se përse e mbanin të izoluar liderin e tyre politik dhe shpirtëror. Albana Vokshi tentoi ta intimidonte përmes pyetjes për koncesionet në shëndetësi, ndërsa Noka dhe Paloka për inceneratorët.

Nga ana tjetër kemi socialistët, të cilët dukej sikur i “lëpiheshin” Dumanit. Pandi Mjako dhe disa të tjerë u ndjenë të revoltuar me pyetjet e PD dhe morën në mbrojtje kreun e SPAK. Por Dumani u tregua shumë i qartë në qendrimin e tij, teksa nuk munguan dhe mesazhet drithëruese për të gjithë.

Sa i takon mbështetjes së socialistëve ai e tha prerë: “Unë nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt. Mbrojtja ime e vetme është ligji, Kushtetuta dhe karakteri im. Nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt. A ka një vijë të kuqe? Ka vetëm një vijë që janë koha dhe ligji”.

Sa u takon akuzave dhe deklaratave të Flamur Nokës, Dumani tha: “Presionet, shpifjet dhe thashethemet nuk ndikojnë në punën tonë të përditshme. Hetimi objektiv do t’i japë përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura”.

Po ashtu ai ja bëri të qartë Tritan Shehut, i cili i kërkonte llogari për Berishën, se ai nuk merret me politikë dhe askush nuk e detyron ta shkelë ligjin. Po ashtu ja bëri të qartë dhe Bardhit se nuk merr SMS nga Kryeministri dhe nuk intimidohet nga askush. Sot amerikanët i kanë dalë në krah. /Pamfleti

Lini një Përgjigje