Ditën e sotme, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu raportoi në Komisionin e Ekonomisë skandalin në lidhje me legalizimet e objekteve informale.
Kreu i KLSH deklaroi se institucioni që ai drejton ka audituar 4 drejtori vendore të Agjencisë së Kadastrës për miratimin e objekteve informale në shkelje të kritereve për kualifikimin dhe legalizimin e tyre, teksa nxori në pah shkeljet që janë bërë me legalizimet.
“Kryesisht në vetëqeverisjen vendore gjatë viti 2023 KLSH ka audituar 4 drejtori vendore të Agjencisë Kadastrës për miratimin e objekteve informale.
-Gjetjet kryesore në lidhje me moszbatimin e kritereve për kualifikimin dhe legalizmin e objekteve informale të vetëdeklaruara kualifikim dhe miratim të objeketeve informale që janë të ndërtuar jashtë afatit ligjor.
-Objekte informale të ndërtuara me materiale provizore të paqëndrueshme me pllaka gipsi llamarinë e të tjerë të palidhura me sistemin e tokës dhe nuk plotësojnë kushtet për regjistrim.
- Objekte informale të ndërtuara tejkalim i kufirit ligjor të parcelës ndërtimore. Duke përfituar sipërfaqe më shumë seç parashikon ligji.
- Objekte informale të ndërtuara në cënim të infrastrukturës publike pa respektuar distancën si dhe brenda institucioneve shtetërore. Objekte ekzistuese ndërsa nuk disponohet deklaratë prishje të deklaruesit së objektit.
-Objekte informale të ndërtuara në zona ku janë të përqëndruarë për ekonominë.
-Objekte informale të ndërtuara brenda linjave të tensionit të lartë.
-Legalizimin e objekteve informale që pozicionohen buzë kanaleve ujëmbledhëse pa zbatuar distancat lijgore të caktuara”, raporton KLSH.
Këto raportime nga KLSH, kanë tensionuar kreun e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi i cili është angazhuar personalisht për ngritjen e një strukture parlamentare për të kontrolluar punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në debatin mes Shalsit dhe KLSH, ka ndërhyrë edhe deputeti Edmond Spaho, pas presionit që kreut të Komisionit të Ekonomisë, Edurat Shalsi i bëri në mbledhje kreut të KLSH-së, Arben Shehu.
Spaho i ka mbyllur gojën Shalsit duke i thënë se nuk jemi në gjyq për KLSH-në dhe të mos e kthejnë seancën si në vitet '90.
“Kjo që po bëni është e papranueshme, nuk jemi në gjyq për KLSH-në. Ju po e ktheni në një seancë hetimi sikur të jemi në seancën e viteve '90. Ju nuk doni institucione të pavarura”, tha Spaho.
Ndërkohë opozita e ka quajtur propozimin e Shalsit, si lëvizje politike për të kontrolluar KLSH-në.
“Ky është një sulm ndaj institucioneve të pavarura”, u shpreh Jorida Tabaku.
Lini një Përgjigje