
Petro Gjikuria u ndje krenar që është pjesë e Federatës Panepiriote në SHBA.
Ndonëse Himara është tokë shqiptare dhe askush nuk e greqizon dot, sërish zgjedhjet e 4 gushtit janë kthyer në një betejë filo-grekësh.
Edi Rama ka caktuar grekun Vangjel Tavo, ndërsa PD një grek ekstremist si Petro Gjikuria. Ky i fundit nisi sot fushatën dhe ashtu sikundër pritej, në aktivitet dominoi gjuha greke, akuzat, sulmet dhe provokimet.
Përfaqësues të OMONIA-s flisnin në gjuhën greke, bashkë me djalin e Fredi Belerit, i cili është puro shqiptar, por që tani janë kthyer në grekë. Po ashtu shumë të tjerë që u ngjitën në podium folën në gjuhën helene, duke provokuar hapur. Himara është bashki shqiptare dhe sado filo-grekët të flasin për helenizim, nuk ja dalin dot.
Po ashtu një fenomen tjetër që u vu re ishte dashuria e madhe për Fredi Belerin, duket se fokusi kryesor i kësaj fushate nga Petro Gjikuria do të jetë pikërisht mbrojtja e Belerit, pasi dihet se ai ka qenë një fanatik i tij. Nuk munguan as akuzat ndaj Ramës dhe qeverisë.
Në krah të Petro Gjikurisë ishin Vangjel Dule, Tedi Blushi i Metës dhe Ivi Kaso i Berishës. Edhe këta të dy fokusin e patën po te Beleri, duke u kthyer në avokatët më fanatikë. Ndërsa vetë Dule foli në gjuhën greke dhe atë shqipe.
Sekretari i OMONIA, Marin Suli tha në fjalën e tij se Himara do të bëjë më 4 gusht një 14 maj të dytë si e vetmja mënyrë për të nxjerrë nga burgu politik, Fredi Belerin.
“Të bëjmë një 14 maj të dytë më 4 gusht. Himara nuk ka nevojë për jabanxhinj politikë, nuk mund të ketë unitet me jabanxhinj politikë por me burra, djem e të rinj të Himarës. Himara nuk do jetë kurrë në unison me republikën private të Edi Ramës, Himara do jetë për pasuritë dhe pronat e veta. Petro Gjikuria është kandidati ynë dhe kryetari i ri i Himarës”, tha Suli.
Në fund e mori fjalën Petro Gjikuria, i cili përshëndetjen e parë e tha në greqisht dhe më pas foli në shqip. Më pas e fokusoi fjalimin te mbështetja për Belerin.
"Sot Himara ka eurodeputetin e saj dhe në 4 gusht do të ketë dhe kryetarin e bashkisë. Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur. Prej vitesh vendi ynë ka mbetur pas teksa bota përparon. Një vend me njerëz punëtorë që kanë shkëlqyer kudo. Sot nuk është e denjë as për qytetarët e vet. Për 12 vite patëm një kryetar bashkie partiak. Një kryetar që qëndroi shumë kohë për të ndryshuar shumë pak. Fredi Beleri e pa veten pas burgut me akuza të fabrikuara. Qeveria ndryshon krerët e bashkisë dhe i kërcënon me burgim nëse nuk bëjnë atë që u thuhet. Këta janë marioneta pa asnjë mundësi për të zgjidhur problemet. Më kujtohet kur kandidoi Beleri për herë të parë në vitin 2015, ku isha dhe unë dhe votova. Më kujtohet kur në vitin 2019 nuk e lejuan. Mbaj mend se vjet sa u zemërova për arrestimin e tij dhe sa u lumturova kur u zgjodh kryetar bashkie”, tha ai.
Më pas Petro Gjikuria u ndje krenar që është pjesë e Federatës Panepiriote në SHBA. Ai ju përgjigj dhe akuzave se është ekstremist grek. “Më cilësojnë si ekstremist se jam anëtar i Federatës Panepiriote. Së pari aty jam si përfaqësues i himariotëve dhe jam shumë krenar për të. Së dyti, Federata Panepoiriote ka një rol të rëndësishm dhe ka ofruar donacione në disa zona të Shqipërisë dhe Greqisë. Kemi ndihmuar shkollën publike të Gjirokastrës”, tha ai. Në fund e mbylli fjalën po në gjuhën greke.
Lini një Përgjigje