TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2024, 20:27

Edi Rama kërcënon kandidatin “antishqiptar” të opozitës në Himarë?

Shkruar nga Pamfleti
 

Edi Rama kërcënon kandidatin “antishqiptar” të

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” ishte Skerdilajd Dhuli, i cili ka folur për zgjedhjet në Himarë. Ai u ndal që te kandidimi i Belerit, te bërja e tij eurodeputet dhe kandidimi i Petro Gjikurisë.

Ky i fundit vjen nga fisi i oligarkëve Milo Gjikuria dhe Florenc Gjikuria, të cilët janë dendur me tenderë nga Rama. Por Dhuli ka deklaruar se ata i ka futur kryeministri që të kërcënojnë Petro Gjikurinë.

-Pse Beleri i trumbetoi shumë mbështetjes greke?

Në Himarë edhe kundërshtari i tij grek deklarohet grek, edhe garuesi aktual.

-Është meritë e Belerit që u identifikua me Greqinë?

Jo ai nuk u identifikua me Greqinë. Kryetar bashike nuk e bëri Greqia, e bënë shqiptarët. Eurodeputet e bëri Edi Rama. Kur shkuam në censin unë dhe Beleri nuk u deklaruam njësoj. Unë u deklarova shqiptar dhe ai grek. Fakti që në Himarë ka njerëz që deklarohen greke nuk e ndaloj dot unë. Greqia nuk është problem në atë bashki. Unë votojë në Borsh. Problemet e asaj bashkie e kanë çuar aq shumë stekën, sa Borshi, një fshat që Greqia e ka djegur, Belerit i dhanë 170 vota. E dini pse? Se aq shumë ka abuzuar pushteti i Ramës atje. Një fshat që në 1913 e dogji Greqia, 40 për qind votuan Belerin. E bënë se duan Greqinë? Jo, sepse Bashkia votohet për tjetër gjë. Nuk votohet kryetari i Bashkisë njësoj si kryeministri.

-Beleri mban mbi supe një CV jo të lehtë...

Kur të shkon te zyra e tij nuk të hyn në punë CV, por të hyn zgjidhja e problemeve.

-I rri ky kostum i eurodeputetit kur akuzohet për masakrën e Pëshkëpisë.

Për aq kohë sa institucionet e kanë mbyllur, kjo çështje është mbyllur.

-Unë nuk flas për aspektin ligjor, por politik...

Unë kam qenë njeriu i parë nga PD që kam folur me të para kandimit. Një nga gjërat i kam kërkuar dosjen ligjore. Se unë jam jurist se mund të shkonim dhe KQZ thotë nuk kandidon. A-ja janë dokumentet kur dikush kandidon. Nëse institucionet thonë nuk ka asnjë problem, këtu mbyllet.

-Kandidatura e Petor Gjikurisë ka dhe një element tjetër. Rezulton se është kushëri i të ashtuqujturve oligarkë të Ramës që i denonconi. Nuk janë një fis?

Është një fis po jo më pak se kushërinj të pestë. Unë nuk njoh as kushërinjtë e tretë.

-Kur bëhet fjalë për pushtet e para njeh dhe të dhjetin.

Ja po ta jap një ekskluzivitet që jam munduar ta kursej. Oligarku në fjalë e ka kërcënuar kandidatin tonë dhe ne i jemi përgjigjur oligarkut në fjalë. E ka kërcënuar të mos kandidojë duke e ditur se është fitues.

-Po ai e ka kushëri

Po kandidon një person fitues dhe Rama ka futur këtë. Ky oligarku i ka bërë presion që mos kandidojë dhe ka bërë me direktiva nga Rama. Ky është oligarku që ka shkatërruar jo vetëm Himarën, po ka shkatërruar gjithë Bashkinë. Ky ka detyruar stafin e Bashkisë të firmosë në emër të tij. Ky nuk do të shpëtojë paq. Ka marrë dhe përgjigjen ai që meriton.

Lini një Përgjigje