TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 23:26

Zhduken para, piktura dhe diamante! Grabitet apartamenti i kreut të FSHZH, Dritan Agolli

Shkruar nga Pamfleti
Zhduken para, piktura dhe diamante! Grabitet apartamenti i kreut të FSHZH,
Dritan Agolli/

Një apartament i përdorur nga Dritan Agolli, drejtori i FSHZH-së, u grabit duke përfshirë shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë, por ngjarja është mbajtur e fshehtë pa asnjë denoncim zyrtar

Një apartament që dyshohet se përdoret nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, FSHZH, Dritan Agolli, ka rënë pre e një grabitjeje ditët e fundit. Burime bëjnë me dije se nga banesa janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash në valutë, bizhuteri, orë të shtrenjta floriri me diamante, si dhe sende të tjera me vlerë.

Pavarësisht rëndësisë së grabitjes, ngjarja është mbajtur e fshehtë. Deri më tani, nuk është regjistruar asnjë denoncim zyrtar pranë organeve të rendit nga ana e kreut të FSHZH-së, ndonëse bëhet fjalë për humbje të konsiderueshme parash.

Sipas të dhënave, prona ku ka ndodhur ngjarja, figuron e regjistruar në emrin e biznesmenit Bashkim Ulaj. Ekzistojnë dyshime se grabitësit kanë pasur informacion të detajuar nga persona të afërt me Agollin, ndërsa vërtetësia e këtij informacioni mbështetet edhe nga gjetja e disa sendeve me vlerë, përfshirë një orë floriri, nga banorët e pallatit në zonën ku ka ndodhur ngjarja /Dosja.al

6 Komente

  1. q
    qerg

    Shpresoj qe dikush te hetoje me cfare lekesh i bleu...

    1. A
      Andi

      Asnje nuk do hetoje,pikerisht spese nuk ka nuvole per hetim!Me rrogen i ka bere,ose ka qene paja e gruas!!!

    2. T
      Tony

      Cfare beni ju mendere te ulet? 2 milione popull ka mbetur ne Shqiperi. Cereku jane ne administrata, gjysma ne kafene e cereku ne shkolla. Kush dreqin punon ne Shqiperi? A e dini sa parlamentare ka per fryme (kapita) Europa? Jeni bere si ajo barcaleta e Elbasanit 8 ore pune, 8 ore gjume, 3 ore pi... e 5 ore su...

      1. S
        Shkon ne ekuiliber peshorja

        Oh oh te keqeno

        1. P
          Pellazg

          I pacin hallall ata djem qe I kane mare, sepse nuk ja moren nje hallexhiu. Sa me shume vjedhje te tilla te kemi...

          1. H
            Hajdutet me kollare

            U shtofshin per hajdutet me kollare qe erdhen me premtime te medha dhe perfunduan me 60zero me shume se Sala

            Lini një Përgjigje