Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Liqenit”, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Sipas informacioneve paraprake, njëra prej makinave të përfshira në aksident ishte e dekoruar me zbukurime dasme.
Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, njëri prej drejtuesve të mjeteve dhe dy pasagjerë. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksident.
Rrethanat e plota të përplasjes mbeten ende nën hetim.
Lini një Përgjigje