Parlamenti do të mblidhet sot në seancë plenare për të diskutuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës.
Në seancën e sotme janë parashikuar edhe dy interpelanca të kërkuara nga opozita, me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe me ministren e Bujqësisë Anila Denaj.
Gjithashtu në seancën e sotme do të diskutohet projektvendimi për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.
Ndërkohë, institucionet si Avokati i Popullit, ILD, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës, INSTAT do të prezantojnë raportin për vitin 2023.
Rendi i ditës
Lini një Përgjigje