TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2024, 21:50

Sherr në fisin Gjikuria për Himarën? Skerdilajd Dhuli: Oligarkët e Ramës kërcënuan kandidatin tonë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në fisin Gjikuria për Himarën? Skerdilajd Dhuli:

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” ishte Skerdilajd Dhuli, i cili ka folur për zgjedhjet në Himarë. Ai u ndal që te kandidimi i Belerit, te bërja e tij eurodeputet dhe kandidimi i Petro Gjikurisë. Ky i fundit vjen nga fisi i oligarkëve Milo Gjikuria dhe Florenc Gjikuria, të cilët janë dendur me tenderë nga Rama. Por Dhuli ka deklaruar se ata i ka futur kryeministri që të kërcënojnë Petro Gjikurinë.

-Kandidatura e Petor Gjikurisë ka dhe një element tjetër. Rezulton se është kushëri i të ashtuqujturve oligarkë të Ramës që i denonconi. Nuk janë një fis?

Është një fis po jo më pak se kushërinj të pestë. Unë nuk njoh as kushërinjtë e tretë.

-Kur bëhet fjalë për pushtet e para njeh dhe të dhjetin.

Ja po ta jap një ekskluzivitet që jam munduar ta kursej. Oligarku në fjalë e ka kërcënuar kandidatin tonë dhe ne i jemi përgjigjur oligarkut në fjalë. E ka kërcënuar të mos kandidojë duke e ditur se është fitues.

-Po ai e ka kushëri

Po kandidon një person fitues dhe Rama ka futur këtë. Ky oligarku i ka bërë presion që mos kandidojë dhe ka bërë me direktiva nga Rama. Ky është oligarku që ka shkatërruar jo vetëm Himarën, po ka shkatërruar gjithë Bashkinë. Ky ka detyruar stafin e Bashkisë të firmosë në emër të tij. Ky nuk do të shpëtojë paq. Ka marrë dhe përgjigjen ai që meriton.

 

Lini një Përgjigje