TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2024, 10:37

A do të thyhet Altin Dumani përballë sulmit të organizuar i “shtabit” të mafies politiko-qeveritare

Shkruar nga Pamfleti
A do të thyhet Altin Dumani përballë sulmit të organizuar i
Altin Dumani në Parlament /

Sulmi vërtetoi skenarin e dhjetorit 2022 të treshes Rama- Berisha- Meta, për të mbajtur Arben Krajën në krye të SPAK, ose të emëronin “ushtarin” e tyre Edvin Kondili, por ua dogji SHBA. Nëse do caktohej një nga këta dy, nuk do prekeshin Berisha, Meta, Kryemadhi, Olsi Rama, Xhaçka, Agaçi, Beqja e tashmë që njoftuar për marrje në pyetje dhe Edi Rama...

Ishte shfaqja më e shëmtuar e parlamentarizmit, seanca e ditës së hënë, kur nga procedurë e raportimit të Altin Dumanit për veprimtarinë e SPAK; tre kapobandat Rama- Berisha- Meta e kishin inskenuar dhe e realizuan, si gjyq kryqëzimi personalisht kundër Altin Dumanit.

Ata i vërsulën Altin Dumanit, deputetët “llum” të PD me pyetje intimiduese, me presione institucionale e personale, me shpifje e komente fyese dhe sjellje rrugaçësh, për të krijuar perceptimin publik, se SPAK është i kapur dhe i dështuar.

Ndërsa dy drejtueset e seancës parlamentare, Nikolla e Felaj dhe deputetët “llum” të PS, kishin rolin e të heshturit, përballë sulmit të dirigjuar ndaj Altin Dumanit e SPAK-ut.

Por nuk e lanë pa kërcënuar, sepse ajo seancë u mbyll me ultimatumin e treshes Rama- Berisha Meta, të lexuar nga ‘oturaku’ i tyre Fatmir Xhafaj, që Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK, të ndalojnë hetimet ndaj krerëve të pushtetit e politikës, ndryshe do kenë pasoja.

Deklarata e Linda Nikollës, se pyetjet drejtuar Altin Dumanit, ishin kalkuluar e miratuar paraprakisht nga një grup i përbashkët PS-PD-PL, vërteton se sulmi ishte skenar i organizuar.

Ishte tipik në formë e përmbajtje, si krim anti-kushtetues i mafies së bashkuar politike kundër SPAK-ut, institucionit që heton dhe çon para drejtësisë zyrtarët e lartë të korruptuar e të lidhur me krimin, organizuar pikërisht tani që po preket kupola dhe familjarët e tyre.

Shumë nga ata që po heton SPAK-u, janë në qeveri e parlament; konkretisht, ata që sulmuan dhe ata që heshtën, duke u bërë palë në të njëjtin hall përballë drejtësisë, si ministra, ish-ministra dhe deputetë ish-drejtorë dhe ish-krye bashkiakë hajdutë e të lidhur me krimin.

Tani që u burgos Ilir Beqja, hajduti kryesor i Edi Ramës; tani që SPAK ka thirrur nën hetim Olsi Ramën; tani që është marrë i pandehur çifti Meta-Kryemadhi dhe tani që nuk po lirohet Sali Berisha; këta kanë vërsulur kundër SPAK-ut, deputetët e zhytur në korrupsion e krime.

Megjithëse ata janë bashkuar kundër SPAK-ut e për rrjedhojë logjike kundër SHBA, drejtuesi Altin Dumani nuk u thye përballë sulmit të “shtabit” të mafies parlamentare e qeveritare.

Përkundrazi, me qetësinë, durimin dhe përgjigjet e tij konkrete për çdo dosje e indicie, u bëri të ditur e të qartë, se ai dhe SPAK, kanë në proces hetimi e skanimi, të gjithë politikanët e përfshirë në korrupsion, trafiqe, pastrim parash, pasur të paligjshme e krime të çdo lloji.

Por sulmi i organizuar e agresiv kundër Altin Dumanit, vërtetoi skenarin e muajit dhjetor 2022 të treshes Rama- Berisha- Meta, për të lënë Arben Krajën edhe 3 vite në krye të SPAK-ut; ose të caktonin “ushtarin” e tyre Edvin Kondili.

Nëse Arben Kraja do vazhdonte mandatin e dytë, ose nëse do caktohej Kondili, nuk do prekeshin Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Olsi Rama, Olta Xhaçka, Ëngjëll Agaçi, Ilir Beqja e tashmë gati për marrje në pyetje dhe Edi Rama.

Atë skenar ua dogji SHBA në sekondën e fundit, duke zgjedhur Altin Dumanin, shoqëruar me ultimatumin publik ndaj Edi Ramës e klanit të tij mafioz, të hiqte dorë nga lojërat, presionet dhe skenarët për kapjen e SPAK-ut.

Por me fuqinë e pushtetit si vendim-marrës e ligj-bërës, tre krerët e shtabit mafioz të politikës, Rama- Berisha- Meta, kanë nisur presionet dhe kërcënimet kundër SPAK; një ndër to, komisioni parlamentar “Xhafaj”, i cili ka qëllim asfiksimin e veprimtarisë së prokurorisë speciale./Pamfleti

altin dumani mafia politiko-qeveritare sulm i organizuar

Lini një Përgjigje