TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2026, 10:21

"Po iki se nuk jam sjellë mirë", 66-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëdjegur në makinë

Shkruar nga Pamfleti

"Po iki se nuk jam sjellë mirë", 66-vjeçari i jep

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, një automjet tip "Benz" u përfshi nga zjarri. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat, pasi shuan flakët, konstatuan se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, 66 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 66-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke i vënë zjarrin automjetit. Policia thekson se hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte prej një periudhe i vetëm, pasi bashkëshortja ishte larguar në Greqi së bashku me dy fëmijët e çiftit.

Gjatë hetimeve, efektivët kanë gjetur edhe një shënim të lënë nga 66-vjeçari para ngjarjes. Në të ai kishte shkruar: "Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen".

Hetuesit dyshojnë se gjendja e tij emocionale dhe problemet familjare mund të kenë ndikuar në vendimin për t'i dhënë fund jetës, megjithatë motivet do të sqarohen vetëm pas përfundimit të plotë të hetimeve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

korçë

Lini një Përgjigje