
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ka folur në lidhje me raportin e OLAF dhe rrëzimin e kërkesës për mocion me debat në lidhje me këtë çështje.
Bardhi tha mocioni u kërkua pas një raporti zyrtar të OLAF dhe jo në bazë të aludimeve apo thashethemeve.
Ai shtoi se ky raport duhet t’i jetë vënë në dispozicion edhe Ministrisë së Bujqësisë dhe nëse nuk i është vënë, atëhere sipas tij kjo ministri është shpallur “skenë krimi”. Bardhi theksoi se kush ka abuzuar me fondet e BE do të shkojë në burg.
Bardhi u shpreh më tej se fermerët presin zhbllokimin e fondeve dhe nuk kanë kohë të humbet.
"E para, ka një njoftim zyrtar në zyrën kundër mashtrimit në BE, që deklaron se ka informuar autoritet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të OLAF sa i takon abuzimeve me fondin e bujqësisë.
Unë nuk e di se cfarë kërkon diçka më shumë zyrtare. Raportin zyrtar të OLAF, ministrja do duhet ta ketë marrë, nëse nuk jua kanë sjellë, do të thotë që nuk kanë besim. Nëse ministrisë e bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, mendoj që nuk mund t’ia kenë vënë në dispozicion. Fakti është që raporti është përfundimtar dhe mocioni me debat i kërkuar nga PD bazohet në një njoftim zyrtar. Asnjë e dhënë e shkruar në kërkesën për debat, nuk është as aludim dhe as thashethem, por një raport zyrtar.
Në këtë raport theksohet se pas hetimit të rasteve te denoncuar është vërenjtur se nga institucionet përgjegjëse të Shqipërisë është abuzuar me fondin 33 milion euro. Për pasojë ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe i sugjerohet KE të pezullojë fondin e ri 112 milion euro, para që do të duhet t’i shkonin fermerëve.
Opozita i shtriu dorën mazhorancës, që të bëhemi bashkë, të analizojmë gjetjet e raportit të OLAF dhe të miratojmë masat në funksion të zhbllokimit të fondeve. Nëse do ta kishim përdorur këtë cështje për politikë thjesht do kishim drejtuar gishtin.
Do presim vite derisa SPAk të zbardhur përgjegjësi që të zhbllokojmë fondet? Kush ka abuzuar do të shkojë në burg, detyra jonë është të bëjmë fondin efektiv një orë e më parë.
Fermerët na pyesin sot ç’po bëni ju që fondet të zhbllokohen. Ne do u themi kemi kohë? D o marrim njëherë pushimet, pastaj në shtator tetor flasim , të shohim çdo të bëjmë për ju. Ata nuk kanë kohë për të humbur", tha Bardhi.
Lini një Përgjigje