TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 15:53

Bordi i Paqes, Trump përshëndet Ramën dhe Osmanin

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Paqes, Trump përshëndet Ramën dhe Osmanin
Rama takon Trump

Ka nisur sot mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, një nismë e prezantuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si platformë për bashkëpunim ndërkombëtar me synim dhënien fund të konflikteve.

Në fjalën e tij hapëse, Trump përshëndeti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre.

Sot jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Edi Rama... Presidente Osmani e Kosovës, faleminderit edhe ju, dhatë kontribut të shquar. Faleminderit”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan e cilësoi Bordin e Paqes si një nga nismat më të rëndësishme të ndërmarra, duke theksuar se në të janë përfshirë organizata dhe individë të shumtë me qëllim zgjidhjen e konflikteve të gjata.

Kemi pasur një lidhje shumë të mirë dhe jam bërë mik me shumë njerëz. E vlerësoj që jeni këtu, krenar që ky ishte një takim i hapur. Janë bërë miq të jashtëzakonshëm të mi këta liderë. Ndërtuam vendin tonë dhe tani jemi në pikën ku SHBA nuk janë si më parë”, deklaroi ai.

Trump theksoi gjithashtu arritjet ekonomike gjatë mandatit të tij, duke përmendur rritjen e tregjeve financiare dhe performancën e ekonomisë amerikane.

Po bëjmë një punë shumë të mirë. Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme. Janë përfshirë shumë organizata, njerëz me të cilët kemi punuar bashkë për t’i dhënë fund luftërave. Disa luftëra ishin 32 vite të gjata, ne i dhamë fund për dy ditë, por kemi ende punë për të bërë”, tha ai.

Duke iu referuar situatës në Lindjen e Mesme, Trump e përshkroi Gazën si një çështje “komplekse”, ndërsa vlerësoi punën e bashkëpunëtorëve të tij.

Gaza është komplekse, por Kushner dhe Wittkof kanë bërë punë të mrekullueshme. Kam ekipin më të mirë që është mbledhur”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje