TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 14:18

Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti
Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni
Jozefina Topalli

Projektligji për Shërbimin e Jashtëm ishte sot pjesë e diskutimeve në seancë plenare në Kuvend, ku nuk munguan debatet dhe qëndrimet kritike nga opozita.

Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj theksoi se korrupsioni mbetet sfida kryesore për vendin dhe pengesa më e madhe në rrugën drejt integrimit europian.

“Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni. Shqipëria do të ishte krejt tjetër në procesin e integrimit nëse në vitin 2013 Rama nuk do të refuzonte miratimin e tre ligjeve që kërkonte BE,” u shpreh Topalli.

Sipas saj, korrupsioni nuk është thjesht vjedhje, por përbën minim të shtetit dhe institucioneve të tij. Ajo theksoi se pa luftuar këtë fenomen në themel, nuk mund të ketë përparim real në procesin e integrimit europian.

Në seancën e sotme është i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Ai ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes ku Shqipëria është një ndër shtetet themeluese me ftesë të Donald Trump.

 

 

 

armiku më i madh i shqipërisë korrupsioni

Lini një Përgjigje