Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Donald Trump me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin presidencial, Trump u drejton urimet e tij të gjithë besimtarëve që e festojnë këtë muaj, duke e përshkruar Ramazanin si një periudhë të rëndësishme për ripërtëritje shpirtërore dhe reflektim.
“Sot, u dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të mira të gjithë atyre që festojnë Ramazanin. Çdo Ramazan përfaqëson një periudhë përkushtimi ndaj ripërtëritjes shpirtërore, meditimit reflektues dhe vlerësimit për bekimet e panumërta të Zotit”, thuhet në mesazh.
Mesazhi është publikuar nga ambasada amerikane në rrjetet e saj zyrtare.
Edhe delegacioni i BE-së i ka uruar besimtarëve myslimanë një Ramazan të bekuar.
“Delegacioni i BE-së i uron një Ramazan të bekuar të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e tyre.
Lini një Përgjigje