Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se kryeministri Edi Rama synon të kontrollojë tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit përmes ndryshimeve ligjore.
Ai e lidhi këtë çështje me interesat e një familjari të Ramës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi mazhorancën se po ndërhyn në procedurat e parashikuara nga Kushtetuta për pezullimin në detyrë në raste të caktuara. Sipas tij, shumica po përdor mekanizma proceduralë për të shmangur zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe për të mbrojtur kryeministrin.
“Edhe pushtuesi më i egër do të bënte përpjekje të maskonte një veprimtari të tillë armiqësore, e poshtëruese ndaj qytetarëve të vendit, në të cilin ju zotoheni sot se do ta krijoni mburojën për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale të vjedhë, të vjedhë dh t vazhdojë t vjedhë. Kjo që bëni është krim i madh ndaj kushtetutës e shtetit ligjor. Kjo që bëni ju është goditja fatale e shtetit ligjor, e interesave të çdo qytetari shqiptar.
Jashtë çdo lloj konceptimi, në një kohë kur kjo kushtetutë parashikon jo në një rast, por në 4-5 raste pezullimin. Dhe ju tani ata të cilëve, kushtetuta u përcakton pezullimin për të mbrojtur Edi Ramën, për të mashtruar shqiptarët se ligjin se keni vetëm për Ramën, i fusni mburojën e anti pezullimit. E kuptoni sesa qesharakë bëheni. Kjo është gjë e paimagjinueshme.
Këta që keni futur ju pezullohen me kushtetutë, dhe ju me procedurë kërkoni të pengoni pezullimin. Sot keni prurë ligjin e Lindave. Ai është ligji i Lindës së Surrelit e AKSH-t. Duan ta marrë privatisht baxhanaku tenderat, ato që i merrte me pengmarrje, do t’i marrë me ligj tenderat e AKSHI-t.”, tha Berisha.
Në përfundim, Berisha theksoi se ndryshimet e propozuara cenojnë, sipas tij, funksionimin e shtetit ligjor dhe transparencën në menaxhimin e fondeve publike.
Lini një Përgjigje