TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 11:20

"Përdridheshe si përtekë domatesh", Zegjine Çaushi lëshon gojën në Kuvend ndaj Bardhit: O yllo, në Fier pije xhin dhe haje qofte (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Përdridheshe si përtekë domatesh", Zegjine
Zegjine Çaushi

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe replika të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit i cilësoi deputetët e Fierit si “zagarë” të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Çaushi ka lëshuar keq gojën në Kuvend ndaj Bardhit, ndërsa ndër të tjera i tha se: Në Fier ke ardhur vetëm për tu përdredhur me atë trupin tënd si purtekë domatesh.

Deputetja e PS, replikoi më tej duke thënë ‘Të më jesh mua falënderues e që s’të hoqi doktori nga qarku vetëm për të mos më bërë mua qejfin’.

“Faleminderit i dashur Gazo që më përmende më në fund. Më shiko në sy. Shiko yllo, erdhe në Fier për të pirë xhin, në orën 2 të natës dhe për të shkëlqyer xixa. Dhe për të ngrënë qofte në lokalin e lagjes. Nuk pati fierak të të hapte derën. U kalove gjyshërve në Patos dhe nuk i indinjuan të shihnin fare. Në Roskovec ike më parë se të shkoje, pse s’ke shkuar tek ata pak demokratë që i dhanë ato vota për Gentin, këtu duhet të ishte Genti. Të ma dish mua falënderues e që s’të hoqi doktori vetëm për të mos më bërë mua qejfin. Do të kujtoj një shprehje që i ke thënë Berishës, ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh”, u shpreh Çaushi.



 

zegjine caushi bardhi leshon gojen kuvend perteke domatesh

Lini një Përgjigje