Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës socialiste gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke deklaruar se deputetët e PS-së po mbrojnë zv.kryeministren Belinda Balluku.
Sipas Berishës, socialistët po ndërmarrin nisma ligjore për të mbrojtur, siç u shpreh ai, “një hajdut të damkosur para shqiptarëve”.
“Keni marrë një mision të pamundur. Jetë që po bëni ju, se ka bërë kush. Jeni të gatshëm që të ndryshoni ligje, për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para shqiptarëve, si hajduti kryesor i Kombit. Një nga më kryesorët në historinë e Europës. Ai po ju keqpërdor në shkallën më ekstreme. Ju më shihni gjoja si me inat.", deklaroi Berisha.
Ai shtoi më tej se, sipas tij, deputetët socialistë mbajnë një qëndrim të ndryshëm në prani të përfaqësuesve të huaj.
“Këta avokatët e Lubisë në sallë, e kyçin gojën kur ndodhen para të huajve. Të jap regjistrimet po deshe. Rrinë si pula. Kurse këtu ju nxisin ju drejt një krimi të vërtetë. Krimi në vazhdim! Pyesni pak se çfarë thanë në prani të të huajve. Asnjë fjalë! Iu përsërisnin në vesh se do ua heqin imunitetin”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje