TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 10:34

Balla debat me Bardhin: Bëre gafë, s’ka në Kuvend kërkesë për heqjen e imunitetit

Shkruar nga Pamfleti
Balla debat me Bardhin: Bëre gafë, s’ka në Kuvend
Taulant Balla

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debat mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetit Gazment Bardhi, lidhur me një kërkesë të paraqitur në Kuvend.

Në fjalën e tij, Balla deklaroi se në Kuvend nuk ka një kërkesë për heqje imuniteti, pasi, sipas tij, deputetët dhe ministrat nuk gëzojnë imunitet. Ai theksoi se bëhet fjalë për një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie.

Balla i tha se Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën më 23 shkurt, ndërsa shtoi se GJKKO ndërhyri në kompetencat e Kryeministrit.

Pjesë nga debati:

Balla: Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka kërkesë për heqjen e imunitetit, pasi nuk kanë imunitet deputetët dhe ministrat. Ka kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. E bëre gafën, mbaje! Sqaroni ata me të cilët flisni. Nuk ka kërkuese për heqjen imuniteti. Sa i përket një kërkesë për dhënie autorizimi, zotërote, si anëtar i atij këshilli jeni njoftuar,. Në datën 23 ora 10:00 për të vijuar me mbledhjen. Të gënjesh është edhe profesion sot dhe ju e ushtroni në mënyrë shembullore. Thatë se ka një vendim të GJK-së 8-0. A mund ta kem atë vendimin tënd?! Se unë di që nuk ka një vendim. Sa i përket 8-0, po ka një vendim të tillë në leximin pa jurisprudencë, që thotë që GJKKO ka ndërhyrë në kompetencën e kryeministrit. Të dyja palët…

Bardhi: Zero!

Balla: Zoti kryetar ka një zhurmues në sallë, që bllokon…A mund ta hiqni këtë zhurmues. Kjo ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit duhet të adresohet në GJK.

Lini një Përgjigje