TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 10:25

Gazment Bardhi sulmon Peleshin në Kuvend: Hipokritë! Imuniteti i Ballukut duhet hequr me urgjencë

Shkruar nga Pamfleti
Gazment Bardhi sulmon Peleshin në Kuvend: Hipokritë! Imuniteti i
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në seancën e sotme plenare deklaroi se opozita është kundër kalendarit të punimeve të parlamentit.

Kjo pasi sipas tij duhet me urgjencë të futet heqja e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Futja me urgjencë e kërkesës së prokurorisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Na thatë pasi skadoi tre javët e kërkuara që do presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për dy muaj i mbushët kokën shqiptarëve që një ministër nuk mund të pezullohet se ka imunitet. Morëm përgjigje nga Gjykatën Kushtetuese që pezullimi nuk hyn në imunitetin e ministrave. Më pas nxorët një tjetër justifikim që do presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për dy muaj jeni bërë pengesë për hetimin e korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë. Mos u bëni hipokritë. Ky kuvend ka dështuar të përmbushë një mision kushtetues. Deri në atë moment ky Kuvend nuk mund të funksionojë normalisht dhe as të na njoftimi që përmes një ligji keni vendosur të mbroni kryeministrin dhe ministrin. Jeni i vetmi vend në botë që miratoni një ligj për të mbrojtur veten.

Në kalendar duhet të fusni me urgjencë heqjen e imunitetin, ti hapni rrugë hetimit të prokurorisë që të shkojë si i barabartë. Mos provokoni qytetarët dhe opozitën.”, tha Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar i PD.

Ndërkohë nbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku do të zhvillohet më datë 23 shkurt, ora 10:00.

gazment bardhi sulmon peleshin në kuvend

Lini një Përgjigje