TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 23:00

Takimi me eurodeputetët, Gjin Gjoni: Na kërkuan të mos ikim nga Kuvendi dhe të mos bëjmë protesta të dhunshme!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me eurodeputetët, Gjin Gjoni: Na kërkuan të mos ikim nga
Gjin Gjoni

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni tregoi se çfarë i kanë kërkuar eurodeputetët PD-së. Gjoni tha se eurodeputetët kërkuan nga opozita që të mos largohet nga Kuvend.

Ai theksoi se gjtihashtu se eurodeputetët u kërkuan që të mos bëjnë protesta të dhunshme, gjë që sipas Gjonit është standard i dyfishtë duke pasur parasysh se si protestohet në Paris, Bruksel e Greqi.

“Që kur opozita ka hyrë në Parlament, maksimumi 3 seanca janë realizuar normalisht. Dy çështje janë thelbësore për opozitën sot: Reforma Territoriale dhe Reforma Zgjedhore. Këto duhet të marrin përparësi sepse gjithçka nis nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Tani, nga njëra anë thonë ndërkombëtarët që nuk duhen protesta të dhunshme dhe kërkesa e eurodeputetëve është: mos u largoni nga Parlamenti! Këtë i kërkojnë me këmbëngulje opozitës. Pra, thonë “hajde bëje fasadë”, deklaroi Gjoni. Të gjithë politikanët europianë, ngjarjet që ndodhin në Paris, Bruksel e Greqi, ku digjen e bllokohen rrugët, nuk thonë pse protestoni kështu. Në Shqipëri përdoret një standard i dyfishtë dhe kjo nuk është normale”, tha Gjoni për “A2CNN”

gjin gjoni eurodeputetët

2 Komente

  1. T
    Tony

    Halli është që shpellaret nuk hane pyke se e kane koken me nyje.

    1. M
      Munika

      Kur flet per ndershmeri nje I lerosur nga koka ne kembe si Xhin Xhoni, te vjen ti besh naften kesaj pune. Kjo eshte opozita e zagareve qe zgjodhi Saliu e qe s'ka asgje te besueshme.

      Lini një Përgjigje