TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 20:04

Protestat/ Berisha: Në 20 shkurt përmbushet misioni ynë

Shkruar nga Pamfleti
Protestat/ Berisha: Në 20 shkurt përmbushet misioni ynë
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në protestën e 20 shkurtit, për të cilën tha se do të përmbushet misioni i demokratëve dhe të gjithë qytetarëve që janë në opozitë me regjimin e Edi Ramës.

Duke i vlerësuar protestat e zhvilluara deri më tani si më të rëndësishmet që janë zhvilluar ndonjëherë, Berisha tha se ato i kanë shpëtuar faqen kombit.

Në qoftë se ka pasur protesta për t’i shpëtuar faqen këtij kombi, në qoftë se ka pasur protesta ndonjëherë për të mbrojtur dinjitetin e këtij kombi, kanë qenë protestat që ne bëmë javët e fundit.

E drejta është me ne. Shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që janë presin nga demokratët të përmbushin misionin e tyre. Presin nga opozitarët të përmbushin misionin e tyre. Por edhe njerëzit e lirë në mbarë botën, për të cilët qeveri legjitime nuk ka pa votë të lirë, për të cilët qeveria legjitime nuk ka kur mbron korrupsionin, janë me ne dhe presin fitoren tonë. Ndaj dhe u ftoj të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë misionin tonë, duke pasur vetëdijen e plotë se është misioni më i rëndësishëm i jetës tonë.

Se është misioni i shpëtimit të Shqipërisë”, tha Berisha.

 

berisha protesta 20 shkurt

Lini një Përgjigje