TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 18:25

“Sali dorëhiqu”, Salianji: Berisha identik si Lulzim Basha, humbës serial dhe fantazi imagjinare

Shkruar nga Pamfleti
“Sali dorëhiqu”, Salianji: Berisha identik si Lulzim Basha,
Ervin Salianji

Ervin Salianji, gjatë një takimi me demokratët e Beratit, nuk ka ndalur batutat dhe ironizimet në drejtim të kreut demokrat, Sali Berisha.

Teksa ka kritikuar mënyrën se si Berisha po drejton PD-në, Salianji e krahasoi atë me kohën kur kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha, që ish-deputeti e konsideroi “birin politik të kreut të PD-së”.

Për Salianjin, si Berisha ashtu edhe Basha, kanë të njëjtat vese, gabime, metoda, madje të njëjtat sjellje duke shpërfilluar demokratët, duke gabuar në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe duke mbajtur të njëjtin ekip në krye të PD-së.

Asgjë nuk ka ndryshuar përveç emrit të kryetarit. Berisha ka të njëjtën tezë si Lulzim Basha, që Edi Rama nuk mundet me votë. Kjo është një fantazi imagjinare e dy njerëzve që funksionojnë njësoj me të njëjtat vese, gabime, metoda, me të njëjtën shpërfillje të demokratëve, të zgjedhjes së gabuar të deputetëve, me të njëjtin ekip, si disa vite më parë.

Çfarë ka ndryshuar përvec emrave? Asgjë, ose është përkeqësuar. Po Edi Rama përmbyset me votë. Ne e dimë që Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar por dhe me ndihmën e SPAK dhe SHBA dhe BE-së.

Llogaritë e fundit bëhen në kutitë e votimit. PD do të vijë në pushtet duke bashkuar opozitën dhe duke mundur Ramën në kutitë e votimit.

Kush mendon ndryshe duhet tua themi qartë se janë dokrra dhe zvarritja e opozitës me këto dokrra është një papërgjegjshmëri ekstreme. PD duhet të fitojë të ardhmen”, tha Salianji.

Në vijim, ish-deputeti tha se sot çdo proces në PD është i kontrolluar, po përjashtohen ata që mendojnë ndryshe dhe të rinjtë, po përjashtohen edhe anëtarët nga anëtarësia.

Tani kanë dalë me një tezë tjetër, kush mendon ndryshe përjashtohet. Po ku e ka luksin PD të përjashtojë njerëz sidomos ata që kanë guximin të thonë të vërtetat në sy dhe të mendojnë ndryshe që PD të jetë fituese. PD nuk ka luksin as ata që rrinë për një rrogë, duhen të gjithë por secili në pozicionin e vet”, tha Salianji.

Dhe një tjetër mesazh që ai pati për Berishën nga Berati ishte zbatimi i statutit në rast të humbjeve, duke i kërkuar kreut të PD-së të dorëhiqet.

Salianji tha se statuti e ka të qartë: nëse partia nuk arrin të jetë forcë fituese, kryetari duhet të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugë një gare të re.

Ka humbës që bëhen deputetë që nga viti 1996. Ne kemi sanksionuar në statut që, nëse partia nuk arrin të jetë forcë fituese, nuk ka justifikime: kryetari dorëhiqet dhe i hap rrugë një gare tjetër, për ta bërë PD-në fituese. Pse para tre muajsh isha hero, ndërsa sot, që them të vërteta dhe nuk bëhem pjesë e klubit të humbësve, qenkam problematik dhe takimet i organizon krimi? Demokratët duan garë dhe ndershmëri”, tha ai.

 

 

salianji berat berisha

Lini një Përgjigje