TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 14:01

Shqipëria anëtare e Bordit të Paqes, kryediplomati i BE: Kërkuam sqarim nga Tirana për këtë vendim

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria anëtare e Bordit të Paqes, kryediplomati i BE:
David McAllister

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka komentuar edhe vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, një iniciativë e nisur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Në konferencën për mediat, McAllister bëri të ditur se përfaqësuesit evropianë kanë kërkuar sqarime nga kolegët në Tiranë lidhur me arsyet e këtij vendimi. Sipas tij, është kuptuar se pjesëmarrja e Shqipërisë është mbështetur si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita.

Ai theksoi gjithashtu se brenda Bashkimit Evropian nuk ka një qëndrim unik për këtë çështje, pasi disa vende janë shprehur pro, ndërsa të tjera kundër pjesëmarrjes në këtë iniciativë.

“Jemi në dijeni për vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Nuk mund të flas në emër të 27 vendeve anëtare, por edhe disa shtete aty që do të marrin pjesë. Disa vende nuk e kanë ndarë mendjen. Shumica janë të vendosura të marrin pjesë.

I pyetëm kolegët tanë se përse është marrë ky vendim, dhe kuptuam se është vendim i mbështetur si nga shumica dhe opozita. Edhe nga delegacioni ynë me 9 anëtarë ka mendime të ndryshme. Ka ata që janë pro dhe ata që janë kundër. Në fund të fundit kjo është demokracia", u shpreh zyrtari i PE.

david mcallister integrimi is hqiperise ne be

Lini një Përgjigje