TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2026, 13:38

"Nuk ka vend për vetëkenaqje", kryediplomati i BE: Duhet të punoni më fort, s'ka stabilitet politik

Shkruar nga Pamfleti

 

"Nuk ka vend për vetëkenaqje", kryediplomati i BE: Duhet
David McAllister

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka përcjellë një mesazh të qartë për qeverinë shqiptare, duke theksuar se procesi i integrimit kërkon angazhim më të madh dhe se “nuk ka vend për vetëkënaqje” në këtë fazë të negociatave.

Ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë, McAllister theksoi se progresi matet mbi bazën e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës, duke lënë të kuptohet se vendi duhet të intensifikojë përpjekjet për të çuar përpara reformat. 

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për klimën e brendshme politike, duke vënë theksin te polarizimi dhe mungesa e dialogut. Sipas tij, stabiliteti politik është thelbësor për ecjen përpara të procesit integrues dhe kërkon angazhim nga të dyja palët.

“Nuk ka vend për vetëkënaqje, duhet të punojë edhe më fort për përfundimin e negociatave. Dua të përmend se integrimi në BE është proces që vlerësohet në këtë rrugëtim në bazë të përmbushjes së kritereve të Kopenhages. Jemi të shqetësuar sa i takon polarizimit politik. Mendojmë se duhet të ketë më shumë stabilitet e dialog politik në vend. Nga njëra anë shumica duhet të angazhojë në dialog opozitën, dhe opozita duhet të përfshihet në dialog. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në këtë demokraci funksionale“, tha ai.]

 

david mcallister bruksel-shqiperi

Lini një Përgjigje