Teksa BE është rreshtuar kundër Bordit të Paqes të krijuar nga Donald Trump, Shqipëria ka pranuar menjëherë ftesën dhe kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit. Ky pranim ka shkaktuar një debat mes Brukselit dhe Tiranës për linjën që vendi ynë duhet të ndjekë.
Komiteti i Politikës së Jashtme të PE vijon axhendën në Shqipëri ku gjatë takimit në Kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit të PS Taulant Balla, ka pasur debate për Bordin e Paqes.
Eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar shpjegime pse Shqipëria ka pranuar menjëherë pranimin në Bordin e Paqes.
Mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka thënë se për sa i përket SHBA-ve, ne kemi një marrëdhënie të veçantë, si dhe i ka kërkuar Gahler të pyesë Këshillin Europian pse si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e sotme.
Kjo vizitë vjen me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt në Uashington.
Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit me një mandat të përkohshëm prej tre vitesh.
Ky Bord i inicuar nga Presidenti Trump synon rindërtimin e Gazës dhe zgjidhjen e konflikteve në botë.
Nga ana tjetër edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali vijon të mbështesë nismën e Trump, duke thënë se Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por sigurisht që referuar dhe statutit organizatës, Shqipëria ka detyrimet e saj si vend anëtar themelues.
Spiropali theksoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat e tjera siç është OKB, por një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet për paqen dhe stabilizimit të situatës në Gaza.
BE ka refuzuar Bordin e Paqes
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka dërguar 50 shtetesh ftesa për tu bashkuar në formimin e një “Bordi Paqeje” si pjesë e Fazës së Dytë të planit të me 20 pika për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Por Trump nuk ka marrë vetëm përgjigje pozitive pasi disa shtete e kanë refuzuar.
Italia nuk do të marrë pjesë, raportoi Corriere della Sera, duke përmendur shqetësimet se bashkimi me një grup të tillë të kryesuar nga udhëheqësi i një vendi të vetëm do të shkelte kushtetutën e Italisë.
Norvegjia gjithashtu e hodhi poshtë propozimin për t’u bashkuar me bordin e paqes, duke pretenduar se organi vepron kundër ligjeve ndërkombëtare. Kështu tha të martën zëvendësministri i Jashtëm norvegjez Andreas Motzfeldt Kravik për të përditshmen Aftenposten.
Nga ana tjetër edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar ofertën e Trump. Sipas Politico, vendimi u mor për shkak se statuti i bordit shkon përtej kornizës së Gazës dhe ngre pyetje serioze, veçanërisht në lidhje me parimet dhe strukturën e Kombeve të Bashkuara, të cilat nuk mund të vihen në dyshim.
Holanda u bë vendi i radhës evropian që shpërfilli iniciativën “Bordi i Paqes”.
Greqia nga ana tjetër duket se do ti thotë “jo” propozimit të Trump. Sipas tyre qeveria greke do të veprojë në koordinim me qeveritë e tjera europiane, të cilat shfaqen negative ndaj iniciativës së presidentit amerikan.
Kathimerini raportoi se Greqia thekson se nuk mund të devijojë nga parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, respektimit të integritetit territorial dhe rolit qendror të OKB-së.
Ndërkohë ka edhe shtete të tjera të cilat janë në mëdyshje ose po mendojnë të refuzojnë ftesën por ende nuk e kanë kthyer përgjigjen zyrtarisht. Ndër këto shtete janë Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Rusia, Ukraina dhe Kina.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy vuri në pikëpyetje nëse Ukraina mund të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” së bashku me Rusinë dhe Bjellorusinë. Komentet e Zelensky erdhën pasi Rusia dhe Bjellorusia njoftuan se edhe ato ishin ftuar të bashkoheshin me organin ndërkombëtar.
Po Arnautistani yne i dashur, apo vt?!
Këtu, nëpërmjet Pamplet, bëra paralajmërimin tim për të vepruar kolektivisht, si 1 EUROPË. Por Rama po mbytej dhe kishte nevojë urgjente për bekimet e Trump.
Shqipëria mund të japë kontributin e vet për paqen dhe stabilizimit të situatës në Gaza PER T QA E PER T QESH SHQIPERIA E SUPER KORRUPTUME E ME GRUPE KRIMINALE QE BEJN LIGJIN DO NDIHMOJ SHQIPERIA QE NE OKB ISHTE NJE PAPAGALL QE TALLTE RUSINE NGA BUDALLIKU SE NUK KISHTE IDE PSE NISI LUFTA E AS GJEOPOLITIKA ME NJE AMBASADOR SERVIL E NJE NDIHMSE IDIOTE PO SHKELQEN EDHE N BRUKSEL CIFTI AMBASADORVE SERVIL SPIUN I MINISTRIS JASHTME
albania esht me keq se gaza e duhet zhduk nga faqja e dheut si gaza gjith klasa politike dhe vilat e pronat e tyre qe te shpetoj vendi