TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2026, 21:28

Pezullimi i ministrave, Bylykbashi paralajmëron ankimin në Kushtetuese për ligjin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Pezullimi i ministrave, Bylykbashi paralajmëron ankimin në Kushtetuese
Oerd Bylykbashi

Partia Demokratike ka paralajmëruar se ndryshimet në Kodin Penal do të rrëzohen në Kushtetuese.

Në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaroi se ekziston një precedent i qartë i Gjykatës Kushtetuese që, sipas tij, e bën të rrëzueshëm këtë nen.

Sipas Bylykbashit, nuk mund të barazohet mandati i një të zgjedhuri nga populli me atë të një funksionari të emëruar.

Deputeti demokrat e cilësoi nismën si një përpjekje personale të kryeministrit.

Unë po ju parashtroj antikushtetutshmërinë që ka ky nen. Ne mund të vazhdojmë ta tjerrim këtë histori, por nuk mundet që e gjithë kjo që thashë të anashkalohet, pasi sot ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk mund ‘ta hajë turpin me bukë’. Ekziston një precedent, i cili është vendimi nr. 212 i vitit 2002. Ai vendim e përcakton këtë çështje, siç ka edhe disa vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese që sillen rreth të njëjtës temë. Po çfarë ndodh? Nuk mund t’u bëhet thjesht një ‘ngjitje’ personave të zgjedhur të subjektit elektoral. Jo, ata kanë mandat nga populli përmes votes, ky është përfaqësim demokratik.

Ndërsa këta të tjerët e kanë mandatin nga Kushtetuta dhe ligji, janë të emëruar, duke filluar nga Kryeministri e me radhë, dhe nuk kanë as të njëjtin mandat e as të njëjtën mbrojtje. Kështu që, vendosja e të dyjave bashkë aty, sikur ta kishim harruar rrugës këtë gjë, është e pajustifikueshme, nuk mund ta kishim harruar ne këtë gjë për 30 vite. Pra, kjo është qartazi një përpjekje e Edi Ramës për t’i vënë një emër një neni për hallin e tij. Kjo është antikushtetuese, është politikë e papranueshme dhe nuk ka për ta pranuar askush”, tha Bylykbashi.

1 Komente

  1. B
    Babaxhan

    Po ky nen do te duhet edhe ty "neser",keshtuqe nuk besoj se e ke me te vertete gjitheçka thua.Ok sot te duhet per reklame eshte e pranueshme,por koha ka treguar qe opozitat bejne sikur kundershtojne dhe kur vijne ne pushtet sigurisht qe i shfrytezojne keto truke.

    Lini një Përgjigje