Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Kruja qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po punojnë për largimin e shqiptarëve nga vendi dhe për shtypjen e pluralizmit politik.
Gjatë një takimi me mbështetës, Berisha deklaroi se në Shqipëri është vendosur, sipas tij, “një diktaturë e dytë”, duke e krahasuar situatën aktuale me periudha të errëta të së shkuarës.
“Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë. Një diktaturë jo siç ishte diktatura e parë që ndalonte me ligj dhe Kushtetutë partitë politike, por që shtyp pluralizmin. Sot janë vërsulur me tërbim kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se pushtetet në vend, sipas tij, janë të përqendruara në një dorë të vetme dhe se administrata publike kontrollohet nga Partia Socialiste. “Sot ka një njeri nga i cili të gjitha pushtetet varen. Nga 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, më shumë se 200 mijë i përkasin partisë shtet”, deklaroi kreu i PD.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama, duke thënë se ajo ka “tre shtylla kryesore: vjedhjen, mashtrimin dhe krimin”.
Lini një Përgjigje