TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2026, 13:25

Ndryshimi i nenit 242 të Kodit Penal, Berisha i paqartë nëse do e ankimojë në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimi i nenit 242 të Kodit Penal, Berisha i paqartë nëse do e
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike komentoi nismën e kryeministrit për ndryshime ligjore dhe qëndrimin e opozitës për çështjen e trajtuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai kundërshtoi interpretimin e kryeministrit si mosvendim, për çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Berisha theksoi se në këtë rast nuk pati mungesë kuorumi, por kundërshtim të katër gjyqtarëve.

Ai shtoi se opozita do të vlerësojë nëse çështja do të rikthehet në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa paralajmëroi edhe organizim të një reagimi që e cilësoi si kryengritje paqësore.

“Siç e patë Gjykata Kushtetuese nuk hodhi poshtë, por la në fuqi vendimin e prokurorisë. Rama përpiqet ta quajë mosvendim, por është gënjeshtër. Deri sa ligjvënësi ka përcaktuar se për të hedhur poshtë vendimin duhen 5 vota, do të thotë se gjykata nuk merr dot 5. Ai e la në fuqi. Është vendim jo miratim. Nga ligji e ka lënë ligjin. Nuk kemi të bëjmë me mungesë kuorumi. Por kemi të bëjmë me kundërshti të prerë nga 4 gjykatës. A do të shkojë në gjykatën Kushtetuese apo në kryengritjes paqësore, kjo do të diskutohet. Jemi të përkushtuar në organizmin e kryengritjes paqësore”, tha ai.

 

sali berisha neni 242

Lini një Përgjigje