
E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, mbërriti këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë, ku u prit në një takim nga kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi.
Sipas burimeve, pritet që gjatë ditës së nesërme diplomatja amerikane të zhvillojë edhe një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Takimet e VanHorn zhvillohen një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ku u propozua një ndryshim ligjor në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale.
Socialistët, me në krye kryeministrin Rama, kanë bërë të ditur se synojnë të ndryshojnë këtë nen, duke parashikuar heqjen e së drejtës së gjykatave për të marrë masa pezullimi nga detyra ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit të Republikës, Avokatit të Popullit dhe kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ndryshimet ligjore të propozuara, vijnë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi për mungesë kuorumi pretendimet e Ramës se pezullimi i Belinda Ballukut nga Gjykata e Posaçme ishte shkelje e kushtetutës.
Megjithatë, gjatë takimit të grupit parlamentar, Rama tha se propozimi nuk kishte të bënte me rastin konkret.
Edhe Zoti I.madh.në qoftë se do ishte të ish i barabartë para ligji
Vetem nje qime po levizi Doni i madh Pertej atlantikut edi rama futet ne vrime te miut Dhe jo vetem belinden por edhe linden i shkarkon dhe i zsvendson me zengjinen Pse pak socialista ka?!