TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 20:31

“Në Tiranë, 3 qendra për prodhimin e molotovëve”, Braho: Bëhen mjete luftarake nën dirigjimin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti
“Në Tiranë, 3 qendra për prodhimin e
Spartak Braho

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho thotë se kreu i PD, Sali Berisha kërkon destabilizim në vend, për të ruajtur familjen dhe veten e tij, ndaj bën protesta të dhunshme.

Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Braho u shpreh se aktualisht, sot në Tiranë janë tre qendra për prodhimin e molotovëve, nën dirigjimin e Berishës.

Sipas Brahos, Berishës nuk i intereson që policët lëndohen nga hedhja e molotovëve, apo që përdor fëmijët për hedhjen e tyre.

Protesta nuk ka sjellë asgjë për ato që çirret Sali Berisha, më tepër e ka ngatërruar dhe e ka ngushtuar fokusin e objektivave që ka opozita. Çfarë ka sjellë? Ju mendoni se në 20 shkurt, kryengritja që thërret Saliu do sjellë ndryshim? Asnjë ndryshim nuk ka, do rrinë 2-3 orë atje, do hedhin fishekzjarre, molotovë dhe do ikin. Ky është skenar që bëhet vetëm për qëllimet e Sali Berishës, në forcimin e pozitës së tij, vetëm për qëllime personale. Ata që do e pësojnë janë vetëm policët. Ky kriminel, qelbësirë, nuk i bëhet gajre fare se ende në spital sot janë dy policë në gjendje të rëndë, të djegur nga molotovi. Nuk i bëhet vonë se dhjetëra fëmijë u angazhuan për të hedhur molotov. Sot në Tiranë janë 3 qendra ku prodhohen molotovi, tre mini ofiçina, ku prodhohet molotovi. Molotovi është armë luftarake. Me molotovë, ushtria sovjetike nxorri jashtë loje, tanket e gjermanëve kur sulmuan edhe Kurskun, dhe Stalingradin. Pra, po prodhohen mjete luftarake nën dirigjimin dhe drejtimin e Sali Berishës, organet përkatëse bëjnë sehir. Kryengritja thotë paqësore, nëse është kryengritje, nuk është paqësore. Kryengritjet duan dhunë, gjak, të vrarë. Ajo është biografia politike e Sali Berishës. Të vrasë, të krijojë destabilizim në Shqipëri. Policia ka kohë deri në datë 20, të identifikojë qendrat dhe personat që merren me prodhimin e këtyre mjeteve luftarake, siç është edhe molotovi", theksoi ai.

Braho shtoi se pafuqia e mazhorancës dhe drejtësisë, ka bërë që Berisha të jetë i lirë, edhe pse bëri dogji vendin dhe bëri grushtin e shtetit në vitin 1998. Ish-deputeti nënvizoi se shumë shpejt, kryedemokratit do i tregohet vendi.

"Është pafuqia e mazhorancës, që e ka lejuar Berishën pas 1997 të vazhdojë normalisht, sikur nuk ishte ky që dogji Shqipërinë, që bëri grushtin e shtetit. Është paaftësia e organeve të drejtësisë, që e kanë lënë të livadhisë në këtë mënyrë, ai ka qëndruar 4 vjet pa imunitet, në rastin e grushtit të shtetit në vitin 1998. Nga 1998-2013 nuk u thirr nga organet e drejtësisë. Ishte e pafuqishme mazhoranca, organet e drejtësisë. Është iluzion i një të çmenduri, të sëmuri psiqik, i një vrasësi gjakftohtë, që mendon se edhe për arsye të ruajtjes së familjes së tij, i duhet të vazhdojë politikën në atë mënyrë siç vepron. Shumë shpejt, atij do t’i tregohet vendi, se tani janë shtuar edhe faktorë të tjerë, ky është non grata, jo vetëm për Amerikën, por edhe opinionin. Ai sot nominohet si person që sjell ngatërresa, pengon zhvillimet demokratike në Shqipëri. Ndryshimi i ekipeve drejtuese, si majtas, si djathtas, duhet të realizohet, sa më parë. Vetëm atëherë do ndryshojë fati i këtij vendi, që po vuan", deklaroi Braho.

Braho tha se e vetmja pendesë e tij, është që PS nuk arriti ta largojë Berishën nga skena politike. Braho ritheksoi se Berisha ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i rekrutuar nga shërbime të huaja dhe nofkën e ka pasur "Penicilina".

2 Komente

  1. R
    Roku

    Akoma nuk ke shkuar ne hale te gomereve ti o Braho? Figure e shpifur e ish PPSH

    1. D
      Dean

      Ore akoma gjalle ky kellira komuniste. Ky qe fryn sa ktej andej qe te hante karin me ate valixhen e zeze me linesa.

      Lini një Përgjigje