
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren” përpara Kryeministrisë. Ai e akuzon Ramën për "kapje shteti" dhe korrupsion masiv.
Në fjalimin e tij, Berisha deklaroi se çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet dhe se, sipas tij, kryeministri do të përballet me pasoja penale.
“Edi Rama, i ke hesapet gabim. Ke vjedhur shumë. Çdo pasuri që ke vënë në dorë do t’ju merret dhe do t’ju kthehet në vite burg”, u shpreh ai.
Berisha e cilësoi protestën si një “kryengritje paqësore”, duke theksuar se opozita ka zgjedhur këtë formë reagimi ndaj qeverisë.
Ai përshëndeti të rinjtë dhe studentët që morën pjesë në protestën e 10 shkurtit, duke i quajtur “tmerri i narkoregjimit”.
Ish-kryeministri dënoi gjithashtu dhunën ndaj protestuesve dhe paralajmëroi se për çdo incident përgjegjës do të jetë vetë kryeministri.
“Për çdo cenim personal, do të ketë një përgjegjës vetëm Edvin Kristaq Rama”, deklaroi Berisha, duke iu drejtuar edhe forcave të rendit që të mos ndikohen nga “banditët në drejtim”.
Në vijim, Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 20 shkurtit, duke e cilësuar atë si “ditën e krenarisë” dhe një moment për t’u përballur me regjimin anti-shqiptar.
Ndyrẽsire, qẽ nuk je tjetěr.
Gallate e madhe me keta kopanet e politikes sone. Ky vet eshte ne proces penal per keto tema dhe guxon e ldh per te tjeret.