TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 19:22

Berisha thirrje rinisë t'i bashkohen protestës: Lini gjithçka dhe mbushni sheshin më 20 shkurt

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thirrje rinisë t'i bashkohen protestës: Lini

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar për 20 shkurt në orën 18:00, duke ftuar qytetarët nga e gjithë vendi të mblidhen në Tiranë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren përpara Kryeministrisë, Berisha deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga misioni për përmbysjen e regjimit, dhe kërkoi që kryeqyteti të mbushet me protestues.

“Më 20 shkurt ftoj çdo shqiptar në Tiranë. Tirana të derdhet në rrugë. T’i dalim zot Shqipërisë”, u shpreh ai, duke e cilësuar protestën si një moment vendimtar.

Një apel të veçantë ai e drejtoi ndaj të rinjve dhe studentëve duke iu kërkuar të "lënë shkollat dhe të mbushin sheshet".

“20 shkurti është një thirrje për rininë shqiptare. Nuk ka shans më të madh për rininë se të marrë në dorë fatet e vendit. Lini shkollat, lini çdo gjë, mbushni sheshin”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se opozita nuk do të ndalet deri në realizimin e objektivave të saj politike.

“Forcë në botë nuk na ndalon pa përmbushur këtë mision që kemi nisur”, tha lideri demokrat.

Lini një Përgjigje